Arrestohen 4 persona në qytetin e Fierit

486
Sigal

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.

Dokumentohet vjedhja e 6 automjeteve tip “Benz” në qytetin e Fierit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent kriminal, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” pasi gjatë orëve të natës, në vëndin e quajtur “Zogu i Zi”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin po transportonte shtetasin e shpallur në kërkim:

A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A.H ishte shpallur në kërkim nga Policia Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 6 vjedhjeve në qytetin e Fierit, ku autorët e dyshuar janë shtetasit A.H dhe A.N, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudhën Janar-Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H.M, 32 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, që drejtohej prej tij, u gjetën një palë pinca metal-prerës, një shkop bejzbolli material metalik, një palë dorashka dhe një xhup të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në kuadër të kontrolleve të kryera, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”:

E.F, 46 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtjeshme proceduriale.