Silva Caka: Jetojmë në kohën e absurdit, por edhe për fare pak kohë…

165
Pasi kërcënoi Gjykatën Kushtetuese dje, sot mbajti dhe një fjalim për të theksuar momentet e shkëlqimit të kësaj Gjykate.
Na përmendi si shkëlqim vendimin për detin, por pa treguar se sa herë ai vetë e ka përdhosur atë vendim duke konsumuar disa vepra shumë të rënda në cënim të interesit kombëtar, duke tradhëtuar dhe shitur Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por pa asnjë merak, do t’ua tregojmë ne shqiptarëve si e ka shkelur atë vendim Edi Rama dhe se si tradhëtia e tij është edhe aktualisht në veprim!
Kuptohet, që për Ramën “njolla” të Gjykatës Kushtetuese janë gjithë vendimet, që Gjykata ka dhënë dhe ka rrëzuar ligje apo vendime qeverie të qeverisjes së tij, si për shembull ligji i turpit për Teatrin.
E kush bën moral për Gjykatën Kushtetuese? Autori i bllokimit mafioz të saj për më shumë se 3 vite, me qëllimin e vetëm kapjen e Gjykatës dhe futjen e mercenarëve të Rilindjes atje!
Kush bën moral për integritetin e Gjykatës Kushtetuese? Organizatori bajat i betimeve tek Lana
Sigal