Si paratë e Soros korruptuan ambasadorët në Shkup dhe Tiranë

525
Sigal
Ndërhyrja e George Soros në ekonominë dhe politikën botërore, ka vënë miliarda njerëz në rrezik dhe ka rritur tashmë ndikimin edhe në rajonin tonë, ku vendi më i rrezikuar Maqedonia fqinje. Në fakt, shteti i vogël i Ballkanit po bëhet shesh-beteja mes partive konservatore që mbështesin vlerat tradicionale dhe sovranitetin kombëtar, dhe ato që shpesh financohen nga miliarderi amerikan, axhenda e të cili është mjaft ambicioze. Ndërhyrja e Soros në Maqedoni përfshin legalizimin e drogës, liberalizimin e orientimeve seksuale, ndërhyrjen në politikën vendase si dhe trans-nacionalizmin. Por gjërat komplikohen kur hyn në lojë Kremlini. Rrjeti i gjerë i presidentit rus Vladimir Putin shpesh ndërhyn në këto mosmarrëveshje, qoftë i ftuar ose jo, gjoja duke mbrojtur kauzën e maqedonasve i shpall jo rrallë herë luftë armikut të tij të hershem në Ukrainë, Sorosit. Por një gjë është bërë mesë e qartë: Epoka e Obamas ka rënë në Maqedoni. Ambasadori i emëruar nga Obama në Shkup, Jess Baily, është vënë nën shqyrtim nga kongresi amerikan mbi akuzat se ka treguar preferenca politike ndaj partisë konservatore maqedonase, VMRO-së. Senati kërkoi të shpjegonte raportet se ambasada e tij kishte zgjedhur Fondacionin Shoqëria me Hapur Soros si implementuesen kryesore për projektet e zhvillimit ndërkombëtar në Maqedoni. Por në fakt, zbardhja e një kontrate 2.54 milionë dollarë nga “USAID” zbuloi se projekti përfshinte pagesa për “aktivizmin qytetar”, “mobilizimin,” dhe “angazhimin qytetar”. Gjashtë anëtarë republikanë të Senatit amerikanë kanë kërkuar Kontrollorin e përgjithshëm të zyrës qeveritare për të hapur një hetim dhe auditim të Departamentit të Shtetit dhe USAID-it për lidhjet Maqedoninë – Soros. Vëzhguesit gjyqësor nga ana e tyre, i kanë paraqitur një kërkesë Departamentit të Shtetit dhe të USAID-it dorëzojnë dokumente në lidhje me çdo kontratë, komunikim, apo vlerësim të bërë nga departamenti të Fondacionit Shoqëria e Hapur në Maqedoni. Si një nga njerëzit më të pasur në botë, Soros ka një histori të gjatë të ndërhyrjeve politike në të gjithë botën. Shqipëria është një vend tjetër ku aktivitetet e Soros dhe fondacionit e tij janë gjithashtu nën hetim për mbështetjen e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, një socialist i cili personalisht ka ndërmjetësuar në “Platformën e Tiranës.” Edhe në Shqipëri gjejmë një ambasador të epokës së Obamas , Donald Lu-në, i cili mbështet partitë “sorosiane” të Ramës. Rama, i cili është aq afërt me Soros sa mori pjesë në dasmën e tij 2013, lëshoi javën e kaluar një lutje të ndjerë që SHBA-ja mos ta braktisë Ballkanin në “kthetrat e Rusisë”, ndikimi i të cilës, i ka thënë për “The Telegraph”, është më i fortë se kurrë më parë.
NOA