Si e mashtruan Rama dhe Dumani antimafian italiane dhe vijuan biznesin me grupin kriminal të Visit të Pojës

33
Sigal

Operacioni ‘Ura’ i zhvilluar nga Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK ka goditur një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.

Janë lëshuar 51 urdhër-arreste, nga të cilat 40 janë ekzekutuar. Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini (‘Poja’), ndërsa drejtimin kohët e fundit e kishte marrë nipi i tij, Elvis Doçi (‘Visi i Pojës’), i cili ka shpëtuar arrestimit. Janë dokumentuar 40 raste trafiku (30 në Itali dhe 10 në vende të tjera), bazuar në përgjime nga ‘Sky ECC’ dhe dëshmi të të penduarve.

Doçi është identifikuar përmes telefonit dhe rezulton pronar i disa kompanive, përfshirë ‘Eldemar Construction’ dhe ‘Portside’, që kanë përfituar leje ndërtimi nga shteti shqiptar, mes tyre një hotel 10-katësh në Durrës.

Përkundër hetimeve që kanë nisur prej pesë vitesh, akuzohen institucionet shqiptare, veçanërisht SPAK, për zvarritje të qëllimshme. Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7 milionë euro, përfshirë biznese, prona, një televizion privat dhe 3 milionë euro cash të gjetura në banesën e Doçit.