Shtyhet tryeza e Këshillit Politik

339
Sigal

Shtyhet për në orën 19:00 tryeza e Këshillit Politik.

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë-opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Mbledhja e sotme fillimisht ishte programuar për në ora 17;00.