Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt, nuk gjehet konsensus në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

49
Sigal

Ka dështuar sot dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.

NOA

Seanca e pyetjeve me ish ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër në rreth orës 10:30.“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.

Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend me pranga në duar, i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.