Shqiptarët paguajnë taksën e TVSH, Rama i urdhëron të blejnë dekoder

537
Sigal

Të dashur miq, në një përpjekje për të shpëtuar nga rrokullia dhe falimentimi Top Median, pas gjobës me 200 euro që Arben Malavita iu bëri 160 mijë familjeve shqiptare duke grisur kontratën e transmetimit në Dixhitalb të programeve të Tv Klan, tashti po përdor lidhjet e sëmura me Ramen për të detyruar qindra mijra familje shqiptare të blejnë dekoderat e Top Medias për të kaluar në dixhital përndryshe ekranet e tyre fiken sepse ndërpriten transmetimet analoge.

Në zbatim të këtij projekti, AMA u urdhërua nga Rama të marre sot një vendim të tillë antipopullor për qarqet Tiranë – Durrës për tu shtrirë me shpejtësi në mbarë vendin. Ndërkohe dihet se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë dekoder dhe duhet ta blejnë atë tek Top Media ose do mbeten me ekran të fikur pra në terr të plotë informativ.

Rikujtoj këtu se askush nuk e di ku shkuan 16 milionë euro që Edvin Mafia i dha Top Medias për të shpërndarë falas familjëve me ndihmë ekonomike. Thuhet se fati i tyre është i njëjtë dhe dhjetra milion euro që Rama ndan për famozin Check Up me ndrikull Nushin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershëndetje doktor. AUtoriteti i mediave e mori vendimin për fikjen e transmetimeve televizive analoge për qarqet tiranë dhe durrës. 3 anëtarët e opozitës kërkuan të mos fiken transmetimet analoge pasi strategjia e digitalizimit, VKM e vitit 2012, kërkon që fikja të bëhet vetëm në rast se shumica e popullsisë se kësaj zone të jetë e pajisur me dekodera.

Vendimi u muar me 3 votat e mazhorancës por mëqë vota e kryetarit është llogaritur 2 vota e kaluan për fikje, edhe pse shumica e familjeve , sidomos ato me të ardhura të pakta nuk kanë dekodera.

Ky vendim u maur vetëm për të ndihmuar Top Mediat me ndërhyrjen e fortë të Blushit mbasi thuhet se janë në gjendje të vështirë shumë me gjithse Rama vetëm për dekoderat që duhet të ju shpërndaheshin familjeve me ndihmë ekonomike i ka dhënë Top Medias 16 miljon euro por që flitet se kane patur fatin e fondeve të Chek Up it