Shqipëria, rruga e re e emigrantëve drejt perëndimit

700
Sigal

Alarmohen vendet e BE: Shqipëria, rruga e re e emigrantëve Fluks emigrantësh nga vendet e Lindjes, futen nga kufiri me Greqinë

Fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes, të cilët kanë hyrë në rrethin e Devollit, është rritur gjatë ditëve të fundit. Nisur nga situata e krijuar, policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë. Emigrantët hyjnë ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Policia kufitare ka ndaluar në dy muajt e fundit mbi 70 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe Iraku. Shumica e tyre kërkojnë azil në Shqipëri, ndërsa një pjesë kthehen sërish në Greqi. Kujtojmë se emigrantët nga Lindja, e përdorin territorin shqiptar si tranzit drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë “Der Spiegel” në numrin e saj të djeshëm deklaron se: Shqipëria, rruga e re e emigrantëve:

Mediat gjermane e shohin me shqetësim shndërrimin e Shqipërisë në rrugë re të re kalimi të emigrantëve ilegalë nga vendet me shumicë islamike drejt Evropës. Reporterët e të përjavshmes “Spiegel” kanë vizituar zonat kufitare shqiptaro-malazeze dhe konstatuan, se ata ndihmohen nga trafikantë vendas të qenieve njerëzore për të kaluar në shtigje kufitare që nuk mbikëqyren nga autoritetet. Sipas një trafikanti shqiptaro-malazez nga Ulqini, i identifikuar me emrin Bajram, bëhet fjalë kryesisht për refugjatë të strehuar në kampet e Turqisë. Ai shprehet se u tregon emigrantëve rrugët në këmbim të parave. Autoritetet boshnjake thonë se që prej fillimit të vitit, në kampet e këtij vendi janë strehuar mbi 5 mijë emigrantë të jashtëligjshëm, 7 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kampet e Bosnjës konsiderohen një nyje e rëndësishme për emigrantët ilegalë për të vazhduar rrugën drejt vendeve të zhvilluara evropiane.