Cannon: “Në burg shkelës ligji, jashtë tij ata me rrezikshmëri të lartë”

443
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Cannon e cilëson situatën e mbipopullimit në burgje si shqetësuese, por sipas tij, akoma më shqetësuese është fakti se në burgje janë shkelësit e ligjit, ndërkohë që jashtë tij gjënden personat me rrezikshmëri të lartë.
Shqetësuese, sipas tij është fakti që vepra penale më të ulëta dënohen më burgim dhe se në burgje ka më shumë persona me shkelje të lehta.
Sipas tij, Shqipëria ka eksperimentuar me monitorimin elektronik dhe tashmë ka ardhur koha që kjo praktikë të behet masive, për një pjesë të burgosurve çka do të çonte në uljen e nivelit të mbipopullimit në burgje.
Cannon ka theksuar se tre mënyrat e tjera për të ulur mbipopullimin në burgje janë edhe; krijimi i burgjeve të hapura, Qendrat e shërbimeve komunitare dhe Amendimet që mund të bëhen në kodin e proçedurës penale, për ngritjen e një modeli që bazohet në vlerësimin e rrezikshmërisë.
Ideale, sipas Cannon do të ishte që sistemi gjyqësor të kishte opsione në lidhje me masat e dënimit dhe ti përdorte siç duhet, sipas kërkesave të paraqitura.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe ambasadori i OSBE, Florian Rauning tha se për mbipopullimin në burgje, Gjykatat kanë në dispozicion larmishmëri, por ato përdoren shumë rrallë ku masat e dënimit mbeten dënime me burgim.
Rauning ka theksuar domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, e cila është çështje kyçe dhe se do të ketë efekte dhe gjithpërfshirje. Ai ka shtuar se, jo gjithçka e zgjidh burgosja dhe se mbipopullimi është rritur ndjeshëm.
Ndërkohë, vonesat në dhënjen e vendimeve të formës së prerë, ndikojnë në rritjen e numrit të paraburgosurve ku konstatohet se numri i autorëve të veprave penale në liri me kusht ka ardhur në rritje.
Ylli Manjani:Minorenët, jo më në burgje.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë se, tashmë ka ardhur koha që të miturit, të mos mbahen më në burgje, pasi ai nuk është alternativë për to.
“Do hyjë në një zgjidhje të qëndrueshme për ti dhënë mundësinë çdo të riu në Shqipëri, që të integrohet, futet në shoqëri si profesionist, njeri i edukuar dhe jo një njeri i burgosur” tha Manjani.
Sipas tij, kjo çështje pritet që të zgjidhet në bashkëpunim me partnerët, pasi kjo do çojë në reduktimin e mbipopullimit në burgje
“Mbipopullimi është situetë që është pasojë e disa fenomeneve që duhet ti kurojmë derisa të vijmë në një zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë” tha Manjani.
Sigal