Integrimi në BE, Serbisë nuk i kërkohet njohja e Kosovës

314
E përditshmja serbe “Novosti” ka zbardhur pikat kyçe të Kapitullit 35, të njohur ndryshe si Kapitulli për Kosovën.
Në pikat e publikuara nga gazeta “Koha.net” thuhet se BE nuk kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Gracka” qëndron në mundësinë e “ngrirjes” së hapjes së kapitullit nëse mungon përparimi në marrëdhëniet me Kosovën.
Kapitulli 35 ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Beogradit.
Disa nga pikat kryesore në këtë kapitull janë:
Serbia është e detyruar të realizojë marrëveshjet që i ka arritur me Kosovën më 25 gusht të vitit 2015 si dhe ato nga prilli i vitit 2013, të cilat kanë të bëjnë me policinë, gjyqësorin dhe mbrojtjen civile.
Brukseli do të vlerësojë dy herë në vit përparimin e Serbisë në fushat nga ky kapitull.
Dispozitat kalimtare të këtij kapitulli mund të përshtaten dhe të përditësohen gjatë negociatave.
Nëse përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën ngecin në shkallë domethënëse në krahasim me negociatat e tjera, edhe nëse Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën, Komisioni Europian me iniciativë të vet ose me kërkesë të një të tretës së shteteve anëtare të BE-së, në përputhje me pikën 25 të kornizës negociuese, do të propozojë që të ngrihet hapja e kapitujve të rinj.
Pika të tjera:
Serbia do të ndërpresë mbështetjen dhe financimin e strukturave serbe, ndërsa administrata komunale do të detyrohet të harmonizohet plotësisht me ligjet e Kosovës.
Serbia duhet të sigurojë zbatimin e plotë të sistemit juridik të Kosovës në veri.
Rreth Asociacionit:
Vazhdimin e themelimit të Asociacionit / Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe AKS-së (nxjerrja e statutit) në përputhje me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjet nga gushti i këtij vitit (2015). 
Të sigurojë transparencë në financimin e AKS-së.
Policia
Serbia, çdo tre muaj, autoriteteve përkatëse të Kosovës i’u raporton mbi pensionet e ish-policëve të Serbisë, tash të integruar në Policinë e Kosovës.
Gjyqësori
Përfundimi i procesit të integrimit të gjyqtarëve në gjyqësorin e Kosovës, si dhe miratimi i dispozitave rreth selisë së gjykatave dhe prokurorive në territorin e juridiksionit.
Serbia, çdo tre muaj, iu raporton autoriteteve të Kosovës për pensionet e nëpunësve të gjyqësorit, tash të integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Mbrojtja civile
Serbia miraton dispozita të veçanta për ndërprerjen e dhënies së pagave dhe të financimit të mbrojtjes civile (civilja zashtita) në Kosovë.
Zyrtarët e ndërlidhjes
Serbia i siguron mbështetjen administrative zyrtarit të vet për ndërlidhje (p.sh. marrjen me qira të hapësirave zyrtare). 
Serbia pranon pamjen vizuale të letërkëmbimit që ende nuk është harmonizuar (vulat, simbolet dhe logon e letrave).
Energjetika
Themelimi i kompanisë për furnizim (“Elektrosever”) në përputhje me dispozitat e Kosovës. 
Zgjidhja e çështjes së menaxhmentit në hidrosistemit Ujman (“Gazivoda”).
Telekomunikacioni
“Telekom” hap kompaninë në Kosovë në përputhje me dispozitat e Kosovës, në mënyrë që t’i jepet licenca për telefoni fikse.
Serbia respekton afatet dhe ndërmerr hapat e dakorduar në procesin paralel të ndarjes së prefiksit (numrit thirrës) për Kosovën dhe dhënies së lejës së përkohshme për telefoninë mobile në Kosovë.
Dogana
Serbia ndëret dhënien e dokumenteve dhe vërtetimin me shenja që janë në kundërshtim me detyrimet që ka marrë Serbia me Marrëveshjen nga data 17 janar e vitit 2013.
Pikëkalimet kufitare
Serbia përfundon vendosjen e të gjitha pikëkalimeve kufitare (“Novosti” i quan administrative – sqarim ynë)
Përmirësimi i kontrollit dhe mbyllja e rrugëve dhe kalimeve alternative për të siguruar shfrytëzimin e vetëm pikëkalimeve zyrtare.
Lëvizja e lirë
Serbia i’u lejon qytetarëve të vendeve të treta hyrjen në Serbi nga Kosova. 
Zbatimi i marrëveshjes mbi targat për banorët e veriut të Kosovës.
Respektimi i afateve për hapjen e urës mbi Ibër për komunikacion jo më vonë se në qershor të vitit 2016.
Bashkëpunimi rajonal
Serbia nuk pengon pjesëmarrjen e Kosovës në nismat e tjera rajonale, në përputhje me marrëveshjet e arritura.
Serbia mbështet hyrjen e përfaqësuesve të Kosovës në organet udhëheqëse dhe në strukturat administrative të organizatave rajonale.
Negociatat e ardhshme
Serbia mbetet besnike e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, angazhohet për arritjen e marrëveshjeve të reja për tema të tjera, vazhdon normalizimin mbi besimin e mirë, e që gradualisht çon drejt normalizimit gjithëpërfshirës midis SAerbisë e Kosovës, dhe në përputhje me kornizën negociuese.