Shqipëria në kolaps/ Kryeministri Rama po “ndjek” nga plazhi i Dhërmiut, situatën e rëndë të të infektuarve nga Covid-19

317
Sigal

OKB: Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet nga epidemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet

Kryeministri Rama po “ndjek” nga plazhi i Dhërmiut katastrofën me shifrat e COVID-19

Rama në plazhin e Dhërmiut, ndërsa vendi është në prag të një katastrofe humanitare nga shifrat e COVID-19. Në një kohë ku nuk ka më shtretër në spitalet e COVID, ku nuk ka më as personel mjekësor dhe as fonde, Rama po shijon pushimet nga vila luksoze qeveritare e Dhërmiut, pa e vrarë mendjen fare për situatën problematike me të cilën po përballen mijëra familje. Kishte nga ata të tjerë që mendonin se Rama do të mbante zi për nën e tij që ndërroi jetë vetëm katër ditë më parë, sepse besonin se e ka dashur shumë, por në fakt ai është duke u relaksuar në pushimet verore. S’ka as vdekje famijare dhe as tragjedi humanitare kombëtare që ta bëjë Ramën të ndalë haremin e tij. Ramës as ia ndjen fare për situatën e rëndë me të cilën po përballen mjekët, si pasojë e shtimit të rasteve me COVID-19. Ndërsa brenda javës janë raportuar mbi 800 të infektuar dhe mbi 30 vdekje, kjo nuk është arsye që Rama të ndalë pushimet. Ai ka nisur pushimet në vilën në Dhërmi pa ia ndjerë fare se në spitale nuk ka më vende dhe as mjete logjistike për të luftuar ndaj virusit. Janë 127 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën fatkeqësisht. 32 janë pacientët e shëruar dhe më shumë se 1000 persona aktivë janë duke u ndjekur nga mjeku i familjes sipas protokolleve. Këto janë shifrat e fundit sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë. Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por me pamundësinë që në spitalet e vendit mund të trajtohen sëmundjet e tjera. Alarmin e ka ngritur Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një raport të sajin mbi planet social-ekonomike të Shqipërisë për t’iu përgjigjur pandemisë. Aty nënvizohet se vendi mund të përballet me shtim të vdekjeve, për shkak të mos trajtimit të sëmundjeve të tjera të kurueshme dhe të parandalueshme, për shkak se kapacitetet shëndetësore të Shqipërisë mund të jenë në pjesën më të madhe të tyre në fuksion të pandemisë së COVID-19. ‘Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet së shpejti nga epidemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Siç theksohet edhe në Analizën e Situatës, vdekjet nga virusi mund të tejkalohen së shpejti nga vdekjet që ndodhin për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, që nuk do të menaxhoheshin dot më tej për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor’. Në gjetjet e raportit të OKB-së situata e epoidemisë në shqipëri do të sjellë gjithashtu një rritje të papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë. Sipas planit social ekonomik, rimëkëmbja e vendit nga Covid-19 duhet të përqëndrohet në 5 shtylla kryesore. Qeveria shqiptare thotë plani i zyrë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të kujdeset për mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, mbrojtjen sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës dhe ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim.

Për çfarë shqetësohet Edi Rama?

Ilir ALLKJA mjek

Ndërsa Rama po pushon këto ditë në rezidencën qeveritare në Dhërmi, një vilë luksoze e rinovuar krejtësisht pas ardhjes së tij në pushtet, ai duket i shqetësuar! A e shqetësojnë Edi Ramën disa të vdekur e qindra të infektuar me COVID-19 çdo ditë?! A besoni se është i shqetësuar për qindra biznese që kanë falimentuar e mijëra të tjerë që janë në prag të falimentimit? A besoni që kryeministri i vendit është i shqetësuar për mijëra shqiptarë që e kanë kafshatën thatë, atë kafshatë që e marrin me liste tek dyqani që do të mbyllet në lagje?? Gojët e liga thonë se kryeministri ynë ka vetëm një hall, si të manipulojë zgjedhjet e radhës, të qëndrojë në pushtet derisa vdekja ta marrë, pavarësisht e do apo jo ky popull! Madje fjalët dolën në fillim të vitit se kryeministri po bëhej gati të zëvëndësonte popullin opozitar,  me nigerianë e afrikanë të varfër! U tha se ishin kotraktuar rreth 30 mijë, e të tjerë do të vinin, por pandemia e COVID-19, i stopoi! Edi Rama, i cili është në ankth e panik për pushtetin, ankth i shoqëruar me çrregullimet e rënda të personalitetit, të manipulatorit, të njeriut pervers, po na bind gjithnjë më shumë se është i rrezikshëm për ne, për fëmijët tanë, për mbarë shoqërinë, për të ardhmen e vendit tonë.