Shqipëria ndryshoi me votë, la varfërinë, kaloi në mjerim

254
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

nga Engjëll Musai, Drejtor i gazetës ‘Telegraf’  

Rreth një shekull, Fan S. Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965)  përkthyes, politikan, diplomat, poet e historian shqiptar,  analizonte përbërjen dhe kapacitetin e njerëzve të zgjedhur në qeveri dhe në parlamentin shqiptar. Sipas Nolit, qeveritarët dhe deputetët e emëruar kanë për ideal të tyre vetëm mbajtjen e kolltukëve me çfarëdo çmimi dhe mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe ryshfeti. Ai etiketonte këta qeveritarë si “pyka  dhe se është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë”. Emërimet e  nëpunësve, krijimi i vendeve të punës për militantët  e pazotë, duke boshatisur  arkën e shtetit me tenderat pa cilësi, zaptimin e pronave, prishjen e objekteve të traditës, prishjen e shesheve dhe rrugëve dhe zëvendësimin me ato që përmbyten  dhe prishen me shiun e parë që bie. Po sipas Nolit, nga padia s´u japin asnjë rëndësi degëve të bujqësisë, shëndetësisë e arsimit, degë të cilat janë për Shqipërinë, çështje jete dhe vdekje. Mesa duket Fan .S. Noli, ka folur gati 100 vite më parë dhe fjalët e tij janë një testament i rëndësishëm edhe sot nw qershorin e 2021, ku shohim të njëtat cilësi tek deputetët dhe qeveritarët, të njëjtat etiketime nga intelektualët, ekspertët e fushave dhe qytetaria shqiptare.

“Kur Rama mori pushtetin hoqi gardhin te kryeministria dhe dilte pa shoqërues në rrugë! Tani… ai e ka blinduar kryeministrinë dhe lëviz në banesë dhe në qytete me ushtri policësh. Kaq mjafton për ta kuptuar ndryshimin….”

Votimi në  Parlament në 9 qershor 2021, për uzurpimin e Institucionit të Presidencës nga grupimi i landfillit të të gjitha mbetjeve, toksike, kimike, narkotike, të ngurta, të lëngshme, apo të dyja bashkë të ngurta dhe të lëngshme, të antikombëtarëve, të tradhëtarëve, të trafikantëve, të kumarxhinjve, të shpërndarsve të drogës, perversëve, spiunëve të fushave, llafazanëve të fshatit, sejmenëve, sahanlëpirësve, derdimenëve, të paguarve, të shiturve, të blerëve dhe lloj- lloj konglemeratësh që fillimisht nga halli dhe pastaj nga zelli i madh për shpërblimet ,kryen aktin e fundit që u ka nder vetëm  maskarenjve, gjejnë vend, pikërisht në ‘Kabinetin e Pykave’ dhe ‘Qeverisë Makaveliane’ të ideologut dhe eruditit Fan S. Noli. Ndërsa Presidenti  i  SHBA-ve  Abraham Linkoln kur bëhej fjalë për vlerat e votës do të theksonte: “Vota është  më e fuqishme  se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…! Pikërisht sot, Shqipëria po lundron në të njëjtën kënetë orientale e diskredituese e cila udhëhiqet në qendër nga paria e Tiranës dhe, në rrethe, nga bandat e narko-shtetit, të cilët kanë vënë pasuri marramendëse, ndërkohë që njerëzit vuajnë për bukën e gojës. Edhe këta zuzarë dhe hajdutë, ashtu si dhe disa nga qeveritë antikombëtare të këtyre 109 viteve po vjedhin dhe po e shesin Atdheun, Tokën, Ajrin dhe Detin, sa herë që kanë gjetur tregun antishqiptar, klanet dhe platformat antishqiptare. Por të gjitha këto veprime kanë një ideator të vetëm, i cili bën monologje me vetveten, gënjen, mashtron, duke e quajtur veten të përjetshëm. Dhe ky është Edi Rama, për të cilin fjalët e poetit të madh Dritëro Agolli i shkojnë më për shtat se kujtdo tjetër: “Kur vetja i hyri shumë në qef, kapërceu lumin dhe u mbyt në përrua”…