Shqipëria mund të antarsohet plotësisht në BE në 2069-ën

163
Sigal

Studimi i Institutit Epik, ka marrë në shqyrtim progresin që ka bërë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë më afër preoçesit të zgjerimit , ndërsa vendi ynë, Kozova dhe Bosnja duan mesatarisht 48 vite të bëhen gati për në BE.

 

 Hapja e negociatave për vendin tonë shoqërohet me kushte, të cilat përditësohen vit pas viti.Çdo herë që ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian kanë sugjeruar hapjen e negociatave gjatë mandatit të Edi Ramës, ata kanë përdorur disa kushte të përgjithshme, si edhe disa specifikime vit pas viti.Pra qeveria dështoi “me sukses” për realizimin e këtyre kushteve. “Shqipërisë do t’i duhen të paktën dhe 48 vite për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”.Këtë thotë një studim i Institutit Epik në Kosovë që ka marrë në shqyrtim progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimore drejt BE-së.Sipas studimit të bazuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, instituti vëren se vendet e Ballkanit ndahen në 3 grupe sa i përket përgatitjes për anëtarësim në BE.Në grupin e parë janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Këto vende konsiderohen “lider” të procesit të zgjerimit.Në grupin e dytë janë Kosova dhe Bosnja të cilat janë në fund të procesit të zgjerimit.Ndërsa, në mesin e këtyre dy grupeve qëndron Shqipëria.“Nëse analizojmë progresin e vendeve të Ballkanit në zbatimin e reformave në kuadër të tre viteve të fundit, ajo çfarë shfaqet e qartë është një trend tejet i ngadaltë i reformave. Me këtë ritëm të reformave vendeve të Ballkanit do iu duhen nga 38 deri 68 vite për tu bërë gati për anëtarësim në BE”, thuhet në publikimin e fundit të Institutit Epik.Sipas studimit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë më pak të përgatitura për anëtarësim në BE sa i takon kapitujve për financat dhe buxhetin, mjedisin si dhe mbrojtjen e shëndetit dhe konsumatorin.