Presidenti Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët me homologen Vjosa Osmani, tha se Shqipëria mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik.
Begaj theksoi se të dy vendet janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.
“Gjatë takimit theksova mbështetjen e Kosovës nga Shqipëria. Turizmi mbetet kontribut i rëndësishëm për ekonominë e të dy shteteve, dhe për këtë institucionet duhet të bëjë më shumë.
Kosova dhe Shqipëria janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.
Është i nevojshëm një koordinim i punës mes institucioneve për njohjen e Kosovës.
Në fokus do të jenë çështjet e njohjes së Kosovës në OKB.
Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik”, tha Begaj.


















