Beçheti apelon paktin Itali-Shqipëri, kërkon borxhin 135 milion euro

25
Sigal

Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano publikoi të enjten një shkrim, i cili duket si një ironi e fatit të marrëveshjes me përfitime financiare nga ana e qeverisë italiane për Shqipërinë kur kjo e fundit të pranojë refugjatët e ndaluar në ujërat e saj detare. Gazeta shkruan: “Sipërmarrësi italian, Francesco Beçhetti rikthehet në sulm. Pronari i televizionit Agon Channel, do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë. Sipërmarrësi i cili ka fituar një gjyq ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare, me një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh, ka informuar qeverinë italiane mbi përpjekjet e tij  për sekuestrimin e shumës që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët, në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023. “Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrësi italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane, se do të kërkojë në rrugë gjyqësore që të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t’i paguajë qeverisë shqiptare për paktin e emigrantëve”, -shkruajnë mediat italiane. Shqipëria do t’i japë Italisë dy zona pa pagesë për ngritjen e bazës së emigrantëve afrikanë, një pikë mbërritjeje në portin e Shëngjinit dhe një bazë ushtarake në Gjadër rreth 30 kilometra larg portit. Të gjitha shpenzimet do të paguhen nga pala italiane. Nëse sipërmarrësi Bechetti fiton betejën me drejtësinë, marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, do të hasë në një pengesë të madhe. Por për të mbërritur në këtë pikë, pakti i nënshkruar nga Meloni dhe Rama do duhet të marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes, duke pranuar të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.”- thuhet në artikull.