Shqipëria, e dyta, për refuzimin e hyrjes në Bashkimin Evropian

185
Sigal

 

Një tjetër ‘rekord’ është arritur nga shqiptarët gjatë 2020, ku sipas një tabele studimi nga REL, ne renditemi në vend të dytë pas ukrainasve, për refuzimet e hyrjes në BE, gjatë 2020.  Vërehet se 13 315 shqiptarëve u është refuzuar hyrja në BE. Ndërkohë Ukraina, kryeson me 56 370 persona që u është refuzuar hyrja dhe pas nesh renditet Moldavia me 10 150 refuzime. Duke parë të dhënat që janë publikuar, Shqipëria ka lënë pas vendet e Ballkanit si Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut apo Turqia.