Shpopullimi/ Meta: Rama fajëson Britaninë, por shkaktar është mafia në pushtet

109
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po mban sot një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama fajëson për shpopullimin autoritetet britanike, por se fajtori kryesor është mafia në pushtet që ka shkaktuar humbjen e perspektivës për të rinjtë.

“Dua të shpreh edhe një herë tjetër angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj drame të madhe të vendit tonë të shoqërisë tonë e pothuajse të çdo familje shqiptare. Përshëndes edhe angazhimin edhe preokupimin edhe lutjet e sotme të udhëheqjes së Kishës Katolike por edhe të komuniteteve të tjera për të reflektuar të gjithë dhe për t’u bashkuar për çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë tanë të rrezikojnë jetën për të kaluar La Manshin me gomone. Është e qartë që i vetmi që nuk dëshiron të kontribuojë është shkaktari që është pikërisht kryeministri i papërgjeshëm i cili fajëson autoritetet britanike për një fenomen atë të shpopullimit dhe të largimit nga vendi duke rrezikuar jetën të të rinjve tanë që e ka nxitur ai me politikat e tij kundër të rinjve duke mos i krijuar asnjë mundësi reale për qëndruar në vend për t’u punësuar në vend, për t’u ndjerë të sigurt në vend për t’u kualifikuar dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Është thjesht mafie në pushtet, që ka si moto të qeverisjes vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, mbështetjen e trafiqeve të të gjitha llojeve dhe shkatërrimin e shtetit të së drejtës”, tha ai.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Dua të shpreh edhe një herë tjetër angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj drame të madhe të vendit tonë të shoqërisë tonë e pothuajse të çdo familje shqiptare. Përshëndes edhe angazhimin edhe preokupimin edhe lutjet e sotme të udhëheqjes së Kishës Katolike por edhe të komuniteteve të tjera për të reflektuar të gjithë dhe për t’u bashkuar për çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë tanë të rrezikojnë jetën për të kaluar lamanshin me gomone. Është e qartë që i vetmi që nuk dëshiron të kontribuojë është shkaktari që është pikërisht kryeministri i papërgjeshëm i cili fajëson autoritetet britanike për një fenomen atë të shpopullimit dhe të largimit nga vendi duke rrezikuar jetën të të rinjve tanë që e ka nxitur ai me politikat e tij kundër të rinjve duke mos i krijuar asnjë mundësi reale për qëndruar në vend për t’u punësuar në vend, për t’u ndjerë të sigurt në vend për t’u kualifikuar dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Është thjesht mafie në pushtet, që ka si moto të qeverisjes vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, mbështetjen e trafiqeve të të gjitha llojeve dhe shkatërrimin e shtetit të së drejtës.

Qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe këtyre të dhe të bashkëpunojë me autoritetet franceze ku në pyjet e Francës janë mijëra të ri, të bashkëpunojë me autoritetet britanike në mënyrë që t’i trajtojnë me sa më kujdes dhe dinjitet qytetarët shqiptarë për më tepër që atje ndodhen dhe shumë minorenë. Dhe çdo provokim që qeveria i bën këtyre autoriteteve nuk i ndihmon qytetarët shqiptarë. 

Ndërkohë që këtu në vend kjo qeveri dhe ky kryeministër i papërgjegjshëm vazhdon në mënyrë këmbëngulëse të godasë investitorët vendas, përpiqet të monopolizojë më tej ekonominë, të favorizojë importet në kurriz të prodhimit vendas. Të rrezikojë mbylljen e mijëra vendeve të punës në vend dhe këtë e tregon paketa fiskale.

Është e paimagjinueshme që në këto kohë tepër të vështira, në vend që të krijohet një klimë tepër pozitive dhe tërheqëse ndaj biznesit, ndodh saktësisht e kundërta, për ta dekurajuar dhe falimentuar atë përmes frikësimit dhe shantazheve.

Në paketën fiskale për vitin 2023, është skandaloze të shikosh masa të tilla si dhjetëfishimi I gjobave, si qëndrim armiqësor ndaj biznesit dhe antikushtetues.

Në këto kushte papunësie dhe krize të kostos së jetesës, goditja e prodhimit vendas, siç është heqja e akcizës së diferencuar për prodhimin vendas, përsa i takon birrës e cila është një kundërvënie edhe ndaj direktivës të Bashkimit Europian. Jo vetëm që godet prodhimin vendas por njëkohësisht rrezikon mbylljen e mijëra vende pune ekzistuese.

Lidhur me akcizën, ky shqetësim është ngritur edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, por edhe Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, nga shoqatat e tjera të biznesit, do të thotë një asgjësim i prodhimit “Made in Albania”, por edhe hedhja në rrugë të madhe e qindra e mijëra qytetarëve, të punësuar në zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së birrës shqiptare.

Ndërkohë në këto kohë sfidash të energjisë kërcënimi për vendosjes tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit privat të energjisë elektrike është mëse absurd edhe është një përpjekje populiste për të fajësuar për koston e lartë të energjisë që paguajnë qytetarët shqiptarë, pikërisht ata të cilët me investimet e bëra, me rreziqet që kanë marrë, me kreditë që kanë marrë me vështirësitë që janë ndeshur dhe vazhdojnë të ndeshen i kanë kursyer shtetit dhe shoqërisë me qindra milionë euro.   

Ndërkohë që ata ja shesin shtetit 7 herë më të lirë energjinë elektrike që prodhojnë sesa e importon Edi Rama nga jashtë. 

Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit kemi dhe një klimë represioni ndaj medias sidomos kur ata pasqyrojnë me objektivitet skandalet e qeverisë dhe korrupsionin e saj.

Ndaj është moment që të gjithë qytetarët të gjithë bizneset e ndershme që ndihen të kërcënuar të rrezikuar nga ky sulm arbitrar dhe nga kjo politikë shantazhuese e kësaj bande në pushtet është koha që të gjithë reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit dhe në vazhdimësi. Sepse ka vetëm një rrugë që mos largohen më të rinjtë e Shqipërisë me gomone duke rrezikuar jetën, që është largimi një herë e përgjithmonë i Edi Ramës dhe i bandës së rilindjes nga pushteti.