Shpërthen Basha: Në sallën e Kuvendit vijnë vërdallë hijet e Habilajve, Balilajve dhe…

642
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj situatës me krimin dhe bandat e trafikut të drogës në vend. Teksa bën përgjegjës për situatën, kryeministrin Rama, ai thotë se Parlamenti është i inkriminuar. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës është shprehur se në sallën ku bëhen ligje, qëndrojnë persona të lidhur me kultivimin dhe trafikun e drogës.
Basha tha se “në sallën e Kuvendit vijnë vërdallë hijet e krimit, të Habilajve, të Balilajve, të Shullazit, e të tjerë”.
“Në karrigen para tij është ulur arkitekti dhe zbatuesi i projektit antikombëtar për kthimin e vendit në zonë të lirë për prodhimin e drogës. Pranë tij kemi një ministër të brendshëm, vëllai i njërit prej trafikantëve më të kërkuar të drogës në këtë vend. Por atë e mbron vëllai ministër, që ka në dorë policinë. Në këtë sallë ka madje deputetë që kanë ardhur nga fushat e drogës, në fushën e ligjvënies.
Në këtë sallë vijnë vërdallë hijet e krimit, të Habilajve, të Balilajve, të Shullazit, e të tjerë. Ka dhjetëra kryetarë bashkish të përfshirë në trafikun e drogës. Krimi i prek të gjithë. Nuk ekziston në vakum. I prek të gjithë, qytetarët, njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Basha.
Sigal