Shkodra fitoi sepse la pas dere klanet e Jozefina Topallit

583
Është fakt që Voltana Ademi fitoi në bashkinë e Shkodrës, ngaqë asnjë ditë nuk pati në fushatën e saj Jozefina Topallin. Shkodranët me zgjuarsinë e tyre, e kuptuan që tashmë PD në Shkodër është çliruar nga influenca dhe klanet e Topallit, sepse ishin zhgënjyer, revoltuar nga prapaskenat dhe nepotizmi i emërimeve të Topallit, që përçante dhe sundonte në 8 vjetët e qeverisjes së PD. Ishkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila asnjë ditë nuk u pa në krah të kandidates së PD për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe që nuk kontriboi asnjë ditë në fushatën elektorale të 21 qershorit 2015, duket se i erdhi gjahu te gryka e pushkës së saj, dhe menjëherë, sa u bënë të njohura rezultatet e zgjedhjeve, e shkrepi armën e saj kundër….Lulzim Bashës, për ta bërë viktimën e vetme të humbjes së PD në këto zgjedhje. Tashmë dihet që Jozefina Topalli nuk e respekton dhe nuk e ka vlerësuar asnjëherë Lulzim Bashën si kryetarin e PD. Jozefina Topalli, Dhe, shpreson se duke i bërë luftë të hapur, duke i adresuar të gjitha përgjegjësitë e humbjes së 21 qershorit 2015, Topalli mendon se i hapet drita jeshile e zaptimit të PD nga ajo, apo e klanit të saj. Jozefina Topalli në një status të saj në rrjetin social, drejpërdrejt shkruan se PD duhet ta gjejë përgjegjësinë e humbjes te vetvetja, domethënë, sipas Topallit, te kryetari Lulzim Basha. 
Jozefina Topalli reagoi pas zgjedhjeve: Përgjegjësia e humbjes është te …Basha
Ne nuk kemi fituar, dhe as kemi bërë hap të madh perpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatët ajo ka ardhur se vërtet kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur më shumë se kemi shtuar ne. Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 169 mijë vota. Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohe si koalicion jemi me minus 482 mijë vota. PD ka një betejë të vështirë përpara. Por PD duhet të shikojë më shumë nga vetja.
Topalli, simbol iklanëve dhe I emërimeve nepotike 
Nëse PD humbi thellë në 2013, humbi pikërisht sepse qeverisi me modelin e Jozefina Toplallit, e cila ishte simbol i emërimeve nepotike në dogana, në taksa, në ambasada, ku kishte emëruar gjithë njerëzit e saj, për të shkrirë sa më shumë influencën në parti dhe bëri një luftë të fortë parpaskene dhe klanesh kundër të gjithë atyre, që ajo I konsideronte “Armiq”, të brendshëm në PD. Dhe nëse PD humbi edhe në Shkodër thellë në zgjedhjet e 2013, ishte se qytetarët pikërisht reaguan me votë kundër klaneve të Jozefina Topallit, për t’i shkulur njëherë e mirë influencën e saj nga qyteti i Shkodrës, të cilin e kishta marrë peng. 
Ramiz Çobo, Kryetari i PD Shkodër: Topalli ambasadore shetitëse e Ramzës dhe Gjirit të Lalzit
Reagimi i parë ndaj kritikave të Jozefina Topallit, erdhi pikërisht nga Kreu i PD në Shkodër, Ramiz Çobaj, i cili e thumbon ashpër Topallin, duke e cilësuar “ambasadore shetitëse e Ramzës dhe Gjirit të Lalzit”. Ramiz Çoba: “Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga ‘ambasadorët shëtitës’ të Razmës apo Gjirit të Lalzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të PD. Shkodra të voton kur punon drejt, kur punon me përkushtim, kur je i vërtetë, ashtu siç edhe të ndëshkon kur gabon, kur nuk respekton dhe kur je larg realitetit”. ” shkruan ai në FB, duke iu referuar shtëpisë së pushimeve të Topallit në Razëm.
Replikë e Romeo Gurakuqit me Jozefina Topallin
Në këndëvështrimn tim, përveçse një konsultë më të mirë në disa zona dhe për politikën gjenerale, si dhe ndërtimi i një skuadre të shadoë government, të munguara këto, PD arriti rezultatin më të mirë të mundshëm në rrethanat e krijueme të shkatërrimit të hartës administrative të Shqipërisë, simbiozës së rrugës me pushtetin, blerjes masive të votave dhe kolegjeve, blerjes gati totale të medias dhe lista ska fund në shkatërrimin e standarteve zgjedhore dhe fashistizimin e politikës dhe të procesit zgjedhor. PD ndryshe nga të gjitha herët e tjera, me sa unë arrij të vleresoj, ka pasur një fytyrë të rë, të dashur për qytetarët më të emancipuar të shoqërisë, kandidatët e saj mjaft të pëlqyem nga intelektualët jo komunistë. Rezultati ka qenë i paracaktuem dhe këtë Zonja Jozefina Topalli do të duhet ta ketë pasur të qartë, si shumëkush nga ne. Aq më tepër që në pozicionin që ka dhe ndodhet, ka pasur më shumë informacion sa kushdo tjetër. Është koha që dikush që përfaqëson dhe ndjen vehten që përfaqëson Shkodrën dhe popullin opozitar të Shqipërisë, t’ia bëjë me dije këtë që ka ndodhur, zonjës Merkel, kryeministrit Cameroon, presidentit Obama, presidentit francez Holland dhe Brukselit zyrtar. Ata për këtë janë dhe këtë kanë për detyrë. Populli nën diktaturë nuk paragjykohet si voton dhe për rrjedhojë, pak kush mund të akuzohet për rezultate të dobëta në kushte të tilla fashistizimi e gangsterizmi. Sot është koha që Shqipëria opozitare të bashkohet, duke korigjuar disa difekte dhe të mbrojë rendin demokratik. Nqs kjo nuk do bëhet nga kjo javë me intensitet, në shtator do jetë vonë dhe katastrofa e vendosjes së fashizmit bllokist në këtë vend, do të jetë e afërt. S’ka asnjë vend për kritika ex catedra, por ka vend për marrjë përgjegjësish për të mbrojtur lirinë e popullit.
Kryetari i PD në Durrës, Osman Stafaj. “Keqardhje për disa pseudodemokratë që sot bëjnë heroin dhe qëllojnë me gurë fajtorët e humbjes, kur dje rrinin nëpër kafene”,. 
Gjergj Zefi: Jozefinë, largimi i Lulëzim Bashës nuk presupozon ardhjen tënde
Analisti dhe publicisti Gjergj Zefi në një postim të tij në rrjetin social, e këshillon Topallin që të heshtë, sepse edhe nëse largohet Lulzim Basha si kryetar I PD, kjo nuk presupozon ardhjen tënde. 
Gjergj Zefi shkruan: Ti, hesht Jozefinë!
Jozefinë, largimi i Lulëzim Bashës nuk presupozon ardhjen tënde. Përkundrazi, Basha humbi se nuk arriti të ndahej nga ju, nga modeli juaj i shëmtuar. Nuk vihet në pushtet me ish liderë, me ish ministra dhe ish funksionarë të dalë boje… Basha duhet të dorëhiqet ndërsa ti, Jozefinë, duhet të heshtësh, përgjithmonë! Jozefinë, mos u krenoni se keni marrë peng një qytet, se i keni vënë “thesin në kokë” një qyteti që duke pasë frikë nga “qulli i diktaturës” i “fryn kosit” të progresistëve. Jozefinë ju jeni dhunuesit më të mëdhenj të atij qyteti, ju keni mbjellë atje urrejtjen në vend të dashurisë, injorancën në vend të prosperitetit, kanunin në vend të ligjit. Jozefinë ju i keni shkatruar simbolet, idolet e atij qyteti. Ju latë në skuta të errëta e të mykta Marubin, ju ja morët shtëpinë Migjenit, shpirtit poetik të qytetit, ju ja morët shtëpinë Gurakuqit, modelit të politikës së atij qyteti, duke i ofruar modelin tënd të shkarravitur që nuk është shumë larg atij të Esat Toptanit. Po po Jozefinë siç e shitët detin në jug fare lehtë mund të shisni edhe në veri por falë zotit nuk kishte të interesuar për blerje dhe i mbajtët për vete… Po fundja njëlloj është, mbase edhe më keq pasi ju i leni djerrë se nuk keni asnjë vision…
Jozefinë, sot Shkodra është akoma nën efektin e “Sindromës së Stocholmit”, por kur të zgjohet dhe të kuptojë se në 25 vjet nuk është udhëhequr nga Enver Hoxha por nga spiunët e tij, nga veqilët e tij, do ju mallkojë brez pas brezi njëlloj si Esat Pashën dhe Knjazin e Cetinjës.
Sigal