Sherefedin Shehu, kryebashkiaku që i duhet Dibrës

602
Sigal

Nga Sefedin XHARRI


Sherefedin Shehu, bir i fisit të “Shehelerëve” të, Vleshës, fisi më fisnik i Dibrës, që ka nxjerrë ndër shekuj burra të zgjuar, të besës, të ndershëm, atdhetarë, mikpritës, tolerantë, ku fjala në kuvendet e Dibrës ka patur peshë. Ajo që i dallon “Shehelerët” e Vleshës nga të tjerët është, se ndër shekuj dhe në çdo kohë ka nxjerrë me shumicë njerëz të arsimuar. Sherefedini, si biri i këtij fisi fisnik është pika më kulminante, ku spikatin si tek askush tjetër, zgjuarsia, mençuria, toleranca, ndershmëria, trimëria, burrëria, shkollimi tepër i lartë, doktor profesor i shkencave ekonomike që i kanë hapur horizontin jo vetëm si mësimdhënës në universitet. Ai ka ushtruar poste të larta në administratë gjatë viteve 2005-2009, në detyrën e zëvendësministrit të financave, në vitin 2009-2013, u planifikua për hir të aftësive të tij për ministër financash, post që i’u anullua, jo se i mungonte aftësia e këtij financier të rrallë në Shqipëri, por si rezultat i ekuilibrave politike brenda mazhorancës së asaj kohe. 


Një figurë e tillë, me përmasa të mëdha shkollimi e përvoje dhe pune, duke qenë në krye te Bashkisë Dibër do mund të realizojë dy mundësi per Dibrën dhe dibranët si askush tjetër. Së pari sigurimin e burimeve financiare nga shteti, fondacionet, binjakëzimet e Bashkisë së Peshkopisë, me bashkitë e tjera brenda dhe jashtë vendit dhe së dyti menaxhimin e këtyre financimeve si askush tjetër, gjë që rivali i tij nuk mund ta bëjë, se Muharrem Ramës i mungon shkollimi e përvoja përkatëse.Nuk mund t’u hedhësh hi syve dibranëve, duke tentuar në prag të fushatës, me paratë e tyre të bësh sikur po ndërton një pedonale, kur ndër vite e kanë patur shëtitoren si askush tjetër qytet i Shqipërisë të rrethuar në dy anët me drurë bliri. Pa dashur të zgjatem edhe më shumë rreth portretit te Sherefedin Shehut, sepse historikun e tyre “Shehelerët” e Vleshës, në përgjithësi e Sherefedin Shehu në veçanti i’a kanë bërë vetë vetes me bëmat e tyre. Sherefedin Shehu është burrë shteti, njeri i rrallë, jo vetëm për Dibrën por edhe për Shqipërinë, që ZOTI.XH.SH. e ka pajisur si askënd tjetër me virtyte. Duke u nisur nga përmasat gjigante të Sherefedinit, jam i bindur se nuk ka njeri nga e djathta, as nga e majta që të matet me Sherefedin Shehun në fushatë elektorale për Kryetar Bashkie të Peshkopisë, fitorja e Sherefedinit do të jetë plebishitare në Dibër më 11 Shtator 2016. Zgjedhja e Sherefedin Shehut në krye të Bashkisë Dibër është fitore për dibranët në përgjithësi pa dallime partiake, më shumë se për Sherefedinin, është mundësia a Dibrës dhe e dibranëve që ZOTI.S.SH.u dha mundësinë për ta shfrytëzuar, është rast i rrallë që ZOTI.S.SH.ua ka sjellë këtë mundësi.