Shenasi Rama: Guvernatori i huaj do shikojë interesat e kombit të tij

519
Sigal

K/M mendon që të marrë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë nga një vend i huaj. Nuk ka asnjë problem nëse e bën administrator të pronave të tij, brenda e jashtë vendit, apo e bën partner ne bizneset që mund të krijojë në të ardhmen sepse ashtu e përdor si do vetë. Problemi është se cilido që të jetë ai njëri që kontrollon financat shqiptare, besnikëria e tij nuk është e nuk mund të jetë ndaj shqiptarëve, por ndaj shtet-kombit të vet, interesave të veta dhe grupit të cilit i përket. Në një anë tjetër, fuqia e guvernatorit është shume e madhe dhe ai i luan fijet e lojës së vërtetë, sidomos kur është i zoti. Përfundimi është se thesari, financat dhe ekonomia e shtetit shqiptar, do të kontrollohen nga interesat joshqiptare dhe nuk ka se si ai njeri, sado profesionist që të jetë, të punojë për shqiptarët e për shtetin e tyre. Rilindja po na shfaqet si një xhaketë e kthyer, me daljen e një brezi të tretë e në dukje të papërlyer, por gjithnjë e njëjta metodë e sundimit nga pakicat dhe vënia pa kushte nën shërbimin e interesave të huaja apo joshqiptare. Kush e mban gjarprin në gji, duhet të dijë se herët a vonë do të kafshohet, sepse edhe gjarprin e merr uria, apo në mos tjetër, mërzitet duke mos bërë asgjë por duke marrë jetë prej teje. Rivendosja e një totalitarizmi tjetër, kësaj here ekonomik, e shumë të sofistikuar është rreziku me të cilin po përballen shqiptarët dhe prandaj këta janë e duhen trajtuar thjesht si vegla të së keqes.