Shehu për Kukësin, Basha: S’ia dorëzojmë shpirtin dyshes Rama-Meta

404
Sigal

KUKES – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e tij elektoral të radhës është ndalur në qytetin e Kukës ku ka prezantuar kandidatin e së djathtës për këtë bashki Bashkim Shehun.

“Nuk do ta dorëzojmë shpirtin te dyshja Rama-Meta, që mund të blejnë hasanëra e Yllëra por jo Kukësin”, – deklaroi ai.

Basha tha se me votën për Bashkim Shehun kuksianët do të gjejnë mbështetjen dhe do të fitojnë Kukësin. Ai nuk la pa përmendur edhe eksodin që po ndodh në vend duke ja vënë fajin për këtë sërish “dyshes” siç e quan ai, si një faktor nxitës.

Nga Kukësi kryetari Basha u premtoi qytetarëve punësim dhe dinjitet pas 21 qershorit nëse vota shkon në drejtimin e duhur.