SHBA kryqëzon Edi Ramën

458
Sigal

Gazeta amerikane “Washington Times” ka publikuar një shkrim me autor Jason Katz, ish-zyrtar i American Jewish Committee, ku akuzohet Kryeministri Edi Rama se mban lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë shkrim, “Washington Times” e ka titulluar “Një Albatros në Shqipëri”. “Shqipëria ka një pengesë të madhe, Qeveria aktuale shpërfill sundimin e ligjit dhe ka marrëdhënie të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, që thuhet se në krye të tyre qëndron z.Rama. Shkeljet e fundit të Kushtetutës dhe të ligjit nga ana e tij, mund të jenë një pengesë e mundshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ngjarja e fundit ka të bëjë me pretendimin për përgjimin e paligjshëm të opozitës shqiptare, zyrtarëve të Qeverisë, ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj në Tiranë”, shkruan gazeta amerikane. “Në atë që është si pamja e një romani të rilindjes të John Le Carré, duket se me kalimin e muajve ka një kapitull të ri të historisë së pafundme të zhvillimeve të intrigave politike dhe dramave që rrethojnë kryeministrin e Shqipërisë” – shkruan ai. “I parë si ana profesionale në gjeopolitikë dhe qeverisje apo qoftë edhe si vëzhgues rastësor, lidhja e këtyre skandaleve është gjithmonë kryeministri Edi Rama”.

Katz thotë se vendi është përfshirë në debatin e ndryshimeve thelbësore të ligjeve, por sipas tij në këtë pikë Rama ka një problem të madh që janë arroganca dhe lidhjet me krimin e organizuar. “Ndërsa përshtaten këto projekt-ligje, Shqipëria ka një pengesë të madhe, shpërfilljen arrogante të qeverisë aktuale për sundimin e ligjit dhe një marrëdhënie intime me krimin e organizuar dhe korrupsionin të lidhura me zotin Rama dhe pasuesit e tij”. Amerikani hebre sjell në vëmendje edhe çështjen e përgjimeve të policisë me pajisjen IMSI Catcher. “Kapitulli i fundit është që për fat të keq ngatërroi edhe Italinë, miqtë anëtarë në NATO-s është ai i pretendimeve për përgjime të paligjshme të opozitës politike shqiptare, zyrtarëve qeveritarë dhe diplomatë të ambasadave kryesore partnere në Tiranë”- thuhet në shkrim. Më pas flitet me detaje për rastin e pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe akuzat e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit Arian Aliaj. “Nga ana politike, panorama shqiptare tregon një opozitë që bën sulme të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, të cilin e sheh si rrezik për vendin”. Katz e mbyll me një këshillë për administratën e re amerikane që pritet të dalë pas zgjedhjeve presidenciale që sipas tij duhet të mos e lërë mënjanë Shqipërinë, “edhe pse Rama mund t’ju duket një albatros” – e mbyll shkrimin e tij Katz.