Shantazhi ndaj gjyqtarit, reagon Denar Biba: Mos bëni dedektivin me mua, ja si qëndron e vërteta

526
Sigal

Teksa në media qarkullon audiopërgjimi ku Denar Biba shantazhon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për një ndalim të proceseve gjyqësore në lidhje me pronësinë, ka ardhur dhe reagimi i ish-kryetarit të KQZ.

Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.

“Mos beni dedektivin me mua, s’është nevoja. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese.

Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja. Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre”, ka thënë Biba.

 Biseda mes Bibës dhe Biankut

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon: “Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”