“Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, Kosova dhe Veliaj shpalosin vizionin për kryeqytetin

445
Në Tiranë nisi punimet konferenca “ Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, përmes së cilës qytetarët do të njihen me vizionin që kanë kandidatët gjatë mandatit të tyre qeverisës për 4 vite në krye të Bashkisë. Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Halim Kosova vuri theksin tek hapja e vendeve të reja të punës, si dhe krijimi i lehtësive fiskale për biznesin. 
“Do punojmë në mënyrën më të mirë të mundur për qytetarët. Punësimi është kryefjala e problemeve të çdo familje, në qendër e periferi, ndaj misioni im për bashkinë e ardhshme është përqëndrim se si të hapim vende pune. Do të ulim 30 % të taksave për të cilat Bashkia është përgjegjëse. 8.2 mln dollarë është fondi garancisë i menduar për të financuar bizneset, për të gjithë ata që kanë një projekt. Do të krijojmë një klimë miqësorë, do të minimizojmëburokracitë për hapjen e biznesit, krijojmë plane urbane të mirëpërcaktuara dhe të organizuara. Detyrat janë të ndara, unë do t’i kërkoj qeverisë për lehtësi për to, si rrugë e vetme për zhvillim dhe punësim”, theksoi Kosova.
Ndërkohë kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj theksoi se duhet një bashki e zhdërvjellët që realizon të ardhurat dhe investimet. “Duhet punuar për mbledhjen e të ardhurave, aktualisht 5 % realizohen. Kjo është kryesorja, pra mbledhja e të ardhurave. Unë besoj te taksimi progresiv”, tha Veliaj. Ai vuri theksoi në përmirësimin e infrastrukturës. Njëkohësisht, veliaj theskoi se një rëndësi të ve]antë do të ketë edhe përzgjedhja e 24 menaxherëve për drejtimine e Tiranës. ” Duhet të punojmë me menaxherë të mirë, të cilët të kryejnë punët me përkushtim dhe të trajtojmë barabartë të gjithë”, tha ai. Një tjetër vizion e Veliajt për hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizmin e biznesit ishte edhe krijimi i zonave industriale në të gjitha hyrje e daljet kryesore e Tiranës.
Konferenca “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, u organizua nga Revista Monitor dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, me mbështetjen e ambasadës Amerikane. U mendua që të konsistojë në një bashkëbisedim mes të gjithë kandidatëve, të cilët përpara aktorëve të ndryshme të fushës ekonomike dhe jo vetëm të vendit tonë, të shpalosin programin e tyre, më së shumti në karakterin ekonomik për qeverisjen e kryeqytetit.
Sigal