Senatori italian: Qeveria italiane të mos heshtë. Në Tiranë u shkatërrua një simbol i artit dhe miqësisë mes dy shteteve

291
Sigal

“Një vend pa memorie është një vend pa të ardhme”, thoshte Montaneli dhe kjo frazë rëndon mbi Shqipërinë pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar për ti hapur rrugën spekulimit me ndërtimet”. Deklarata është bërë nga Paolo Romani, senator i Partisë CAMBIAMO në Itali, i cili kritikon shembjen e Teatrit Kombëtar.

Zhvillimi dhe modernizimi i një qyteti, në evoluim të shpejtë si kryeqyteti i Shqipërisë, duhet përshëndetur dhe vlerësuar, por jo kur harrohet të ruhet historia e tij. Teatri i inauguruar në vitin 1938 ishte dhe një prej simboleve të miqësisë mes Shqipërisë dhe vendit tonë (Italisë). Ishte projektuar nga arkitekti Giulio Berte për kompaninë “Pater-Costruzioni Edili Speciali e Milanos”,- thotë ai.

Senatori italian akuzon qeverinë italiane për heshtjen ndaj shkatërrimit të një vepre që simbolizonte edhe miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë. “Heshtja e institucioneve italiane, duke nisur nga ministri Di Maio, rezulton një heshtje faji për shkatërrimin e një simboli të rëndësishëm për dy vendet. Urojmë që të braktisen projektet spekulative dhe rindërtimi të mund të sjellë pamjen origjinale të Teatrit, i cili deri para shkatërrimit ishte një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës në kryeqytetin shqiptar”,- shprehet Romaniraporton agjencia e lajmeve AGI.