Sazan Guri: Filozofia e votimit

385
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Filosofia e votimit të një qytetari të përgjegjshëm!

Së fundi, vij për të deklaruar filosofinë e qytetarit të përgjegjshëm se:

  1. Këshilloj Qeverinë, por përkrah Opozitën,
  2. Konsultoj Qeverinë, por mbështesë Opozitën,
  3. Dhe në fund të një katërvjeçari (më mirë do ishte dy vjeçari), nëse duam një jetë të shëndetshme e demokartike, ndihmoj Opozitën (kohë, energji, para), madje e votoj atë, por të nesërmen nuk vazhdoj të bëhem më palë me të. E kështu nis rrugëtimin nga e para…….

Pesë gjerat që bën apo bëri kjo Qeveri

  1. Erdhën, duke vjedhur votat.
  2. Formuan Qeveri armiqësore me paraardhësin.
  3. Ndërtuan ligje për të grabitur popullin.
  4. Para të huajve humbën identitetin dhe shitën pasuritë kombëtare,
  5. Dhe tani që do të largohen nga pushteti duan të mos përgjigjen për ato që bëjnë, me parimin e Zhvejkut – Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë?

Ligjet e natyrës i kemi para syve, por nuk dimë ti lexojmë?!

Teoria e ujit të ndenjur – uji ka një cikël qarkullimi që dtth se ai rron sipas ciklit diellor, po kjështu edhe vaji i ullirit, vera e cdo gjë tjetër e lëngshme në natyrë. Për ciklin e dytë, ai bekohet më 06 janar dhe rron edhe një cikël tjetër, por nuk ka të tretë cikël për të, sepse edhe i bekuar hidhet në një urë lumi dhe merret një shishe tjetër për ujë të bekuar më dt 06 janar. Ky parim apo ligj i mekanikës në natyrë funksinon edhe për pushtetet, presidentët, udhëheqësit e demokracisë, por jo për diktartorët, se ndryshe nuk do quhej diktatorë, si një person që prish rregullat e natyrës dhe të shoqërisë thot Hegeli, tëcialt janë mot a mot me njera tjetrën.

Teoria e ujkut – Ujku kur futet në vathë pas 60-300km rendje për të qeruar nga faqja e dhéut një takëm delesh të sëmura me brucelozë ku mjekësia dhe njeriu nuk i dikton dot  kurrë, puna e parë që bën, lëpin dashin e kopesë, pra i heq komandantin që ato, delet më pas të zgjedhin një tjetër, dhe ky dashi shkon i qorrollisur drejt rrugës nga ka ardhur ujku drejt strofkës ose familjes së vet, dhe aty pranë familjes, ujku duhet ta ngrejë në shpinë këtë dash që të zgjidhet komandant, ndryshe tregon se është plakur dhe lëshon drejtimin e tufës. Pra, ndryshimi ose zgjedhjet ndryshe bëhet evident në të dyja rastet.

Thirje

  1. Këta nuk ndalin në krimet e tyre sidomos për monumentet e kulturës, sepse ne nuk vazhdojmë,
  2. Këta na duken të mëdhenj, sepse ne e mendojme veten të vegjël,
  3. Këta duken të gjatë, sepse nuk kanë me kë maten,
  4. Këta na shtypin si krimba, sepse me sa duket neve na pelqen,
  5. Këta nuk tremben, sespe ne nuk guxojmë.

Gjithsesi,

Historia ka nevoje për ne, t’ju themi ndal dorës së pandalshme të tyre për t’iu thënë ‘BOLL MË”.