Në këtë temë, lufta më e padrejtë dhe më shkatërruese, duket se është kjo e sotmja ndaj Ukrainës; e nisëm pikërisht këtu, ngase në këtë dimër të egër, popullsia e atij vendi po vuan dyfish. Dhe të gjitha përpjekjet për paqe kanë dështuar gjer më sot. Por dështimi më i madh është vetë Rusia; me një ekonomi tek thërret kiameti, gjithnjë në krizë e në varfëri, ajo megjithatë ngul këmbë të mbajë territore të Ukrainës, duke sfiduar Perëndimin dhe Lindjen.

Po mbaron java gjatë së cilës rusët – me ndërhyrjen e Presidentit amerikan Trump – do të ndalnin bombardimet mbi Ukrainë. Kjo ishte sa e dobishme, aq edhe qesharake. Çfarë do të ndodhë më tej? Dimri është i vështirë për gjithë botën, por veças për ato vende që vuajnë pushtimin e të tjerëve dhe bombardimet çnjerëzore. Ç’mund të bësh kur të zë! Rusia, ky shtet i madh, autokratik, agresiv, po i shkakton popullit ukrainas dhimbje të papërfytyrueshme, ndërkohë që nuk kemi thjesht luftë në front, por zbrazje urrejtjeje dhe mbjellje frike mbi popullsinë e pafajshme.
Po hedhim një vështrim pas. Rusia e parë, ajo që rëndom quhej Rusia Cariste, vërtet nuk ishte në një hap me vendet më të zhvilluara të Evropës, ku edhe bën pjesë me gati gjysmën e vet, por sidoqoftë, shfaqej si një shtet i qëndrueshëm, me ca rregulla, me një shtyp që e pranonte pluralizmin me gjysmë zëri, me një inteligjencë që njihej gjerësisht, me shkencëtarë, artistë e shkrimtarë që renditeshin ndër më të spikaturit në botën e madhe. Ajo Rusi kishte gjithashtu një aristokraci që mbante lidhje me oborret e Evropës dhe më tej. Përfshihej heraherës në luftëra – më të njohurat janë ato me Francën dhe Turqinë – por kryesisht duke mbrojtur territoret e veta; (me ndonjë oreks “të pranueshëm” për hapësira të tjera ku flitej rusisht apo gjysmë rusisht).
Ishte, gjithsesi, një epokë kur ai vend mund të quhej edhe i Tolstoit, i Pushkinit, i Dostojevskit, i Çehovit, i Eseninit, si dhe i një sërë shkencëtarëve, piktorëve e muzikantëve me emër, sikundër madhështia Çajkovski… Për të treguar që megjithë respresionin carist, ajo shoqëri kishte ngjyra, pranonte diversitet, zëra të fuqishëm, mund të kujtojmë si shkruhej në një nga gazetat e kohës: Kemi dy mbretër, Nikolla II dhe Tolstoi. Po kush është më i fuqishmi? E të tjera.
Çfarë ndodhi më tej? Kur bolshevikët, me në krye Leninin, rëzuan Rusinë Cariste, vendi hyri në rrugë pa krye. Ai u përfshi nga një luftë e gjatë civile, siç e kemi parë në histori, por edhe në kinema e letërsi dhe këtu kam parasysh romanin “Doni i qetë” të Shollohovit; (fundja, njëlloj çudie që u la të botohej, ndërkohë që i përshkruan ato ngjarje dhe ato jetë me aq realizëm.) Rusia Bolshevike u kthye dalëngadalë në atë që filloi të quhej Bashkimi Sovjetik, ku hynë me pahir edhe disa vende fqinje, me njëlloj afërie në kulturë, gjuhë e jetesë; por gjithsesi, më vete në fatin e tyre.
Lufta e Dytë Botërore do të bashkonte dhe ndante botën, pavarësisht ideologjive. Megjithë vuajtjet e paimagjinueshme dhe kontributin e madh të atij shteti në përballjen me Gjermaninë e Hitlerit, për hir të së vërtetës, le të themi se për BS, lufta filloi në qershor të vitit 1941 dhe mori udhë aty nga fillimi i vitit 1943, kur gjermanët u thyen në Stalingrad. Paskëtaj, shumica e territoreve të vendit ishin të çliruara ose po çliroheshin dita-ditës. (Tjetër gjë, varfëria e tmerrshme dhe tmerret e luftës.) Evropa e pësoi më gjatë vuajtjen dhe pushtimin nazist; deri në vitin 1945. Koha gjatë së cilës Ushtria e Kuqe zhvilloi mësymjen drejt Berlinit, është e mbushur sa me heroizma, aq edhe me paragjykime e krime.
Kush është më i fortë, Cari apo Tolstoi? Dhe kjo mund të thuhet për gjithë botën. Jo, bota nuk ka më aso burra. Nuk ka më një Tolstoi, që të sfidojë tiranët… Askund pothuaj. Askund. Regjimet e kësaj kohe, jo vetëm në Rusi, janë një karrikaturë e lavdisë së dikurshme të këtyre vendeve. Kush do të na heqë nga ky “dimër” mizerabël?! (Dhe kur them këtë, nuk e përjashtoj Shqipërinë e vogël, që gjithashtu po kalon një “dimër” të ftohtë, me shumë konflikte, me shumë autokraci, në acar; duke nënkuptuar çdo version të fjalës.)

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, duke përfituar edhe nga fakti që morën në dorë flamurin e fituesit, nën drejtimin e diktatorit Stalin, sovjetikët bënë sikur i çliruan një sërë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, për t’i nënshtruar sërish, këtë herë në suazën e Kampit Socialist. Ndërkohë, ata zgjatën duart dhe pushtuan një sërë shtetesh përqark: nga ato Balltike, te Bjellorusia e Moldavia, për të shkuar më tej me disa vende të Azisë Qendrore; madje u sulën edhe në Afganistan, (ku më pas provuan pa sukses edhe amerikanët). Në fillim të viteve ‘90, ndërsa e gjithë bota socialiste hodhi poshtë sistemin në fjalë, edhe Bashkimi (i Madh) Sovjetik filloi të rudhej prapë në Rusi. Në pamundësi të kontrollonte më tej Gjermaninë Lindore, Çekinë, Poloninë, Hungarinë, etj. filloi të konfliktohej me ish-republikat e dikurshme.
Në këtë temë, lufta më e padrejtë dhe më shkatërruese, duket se është kjo e sotmja ndaj Ukrainës; e nisëm pikërisht këtu, ngase në këtë dimër të egër, popullsia e atij vendi po vuan dyfish. Dhe të gjitha përpjekjet për paqe kanë dështuar gjer më sot. Por dështimi më i madh është vetë Rusia; me një ekonomi tek thërret kiameti, gjithnjë në krizë e në varfëri, ajo megjithatë ngul këmbë të mbajë territore të Ukrainës, duke sfiduar Perëndimin dhe Lindjen. Dhe bombardon pareshtur, në një kohë që kancelaritë e botës vijnë vërdallë e flasin (vetëm) për sanksione. Ose… i luten Putinit “të vërë dorën në zemër”, siç u tha më lart. Oops!
Përtej humorit të zi – pavarësisht disa arritjeve në vitet e pasluftës, në ekonomi dhe arsim, si dhe njëlloj ndryshimi për mirë, ndërsa drejtonte Hrushovi – mund të thuhet, pa asnjëlloj mëdyshjeje, se Rusia e Carëve ishte më e paqme, më në dritë nga ajo e epokës komuniste dhe, ca më shumë, krahasuar me versionin e sotëm të saj si autokraci. Nuk ka më deviza si ajo: Kush është më i fortë, Cari apo Tolstoi? Dhe kjo mund të thuhet për gjithë botën. Jo, bota nuk ka më aso burra. Nuk ka më një Tolstoi, që të sfidojë tiranët… Askund pothuaj. Askund. Regjimet e kësaj kohe, jo vetëm në Rusi, janë një karrikaturë e lavdisë së dikurshme të këtyre vendeve.
Kush do të na heqë nga ky “dimër” mizerabël?! (Dhe kur them këtë, nuk e përjashtoj Shqipërinë e vogël, që gjithashtu po kalon një “dimër” të ftohtë, me shumë konflikte, me shumë autokraci, në acar; duke nënkuptuar çdo version të fjalës.)





















