Samiti informal në Durrës, Hahn: Rajoni do nxisë rritjen ekonomike dhe vendet e punës

515
Sigal

rej orës 10:00 të ditës së sotme në vilat qeveritare në Durrës po mbahet samiti informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë takim merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili përmes një statusi në Twitter thotë se takimi në Durrës shton dinamikën e rajonit dhe do nxisë rritjen ekonomike.

“Takimi i liderëve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar gjatë muajve të fundit në lidhje me prespektivën e Ballkanit. Rajoni do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin përgjatë rrugës për anëtarësimin në BE”- ka shkruar Hahn.

Në fokus të samitit informal është rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, që synon të sigurojë mundësi të reja për bizneset dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.