Samiti i Vjenës/ Debat Rama-Hahn, Komisionieri: BE nuk është bankë

241
E përditshmja austriake “Diepresse” zbulon debatin e ashpër mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe komsionierit për Zgjerim Hahn që bazohet mbi nevojat e rajonit dhe politikat e BE-së. E ndërsa komisioneri po orientonte vendet e rajonit drejt forcimit të shoqërive civile, është ndeshur me një reagim të ashpër të shefit të qeverisë shqiptare. 
Zoti Han u ka sugjeruar liderve të rajonit të mos e shohin BE si bankë por si bashkim vlerash. 
Vjene- Dy kryeministra, ai shqiptar dhe serb në samitin e Vjenës i kanë kërkuar llogari drejtëpërdrejt komisionerit mbi hapat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe mbështeje më të madhe për rajonin.
Vetë Hahn është kundërpërgjigjur, duke u shprehur se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e shohin Bashkimin Europian si një bankë që pagun para, kur në fakt, sipas tij, është një bashkim i vlerave të përbashkëta.
Gjithçka nisi kur komisoneri Han kërkoi më shumë përfshirje të shoqërisë civile në vendimet politike në vendet e rajonit, debat I publikuar nga përditshmja austriake dieprees.
Edi Rama : “Nuk kemi ardhur në Vjenë për të folur gjatë gjithë kohës për shoqërinë civile. Ne duam të dimë se çfarë do të bëjë Bashkimi Europian. Njerëzit më në fund do të duan të shohin përmirësime për kushtet e tyre të jetesës. Aktualisht, Shqipëria ka statusin e vendit “Kandidat”, që do të thotë:” Unë dua të martohem, por askush nuk dëshiron të martohet me mua”.
Hahn: Bashkimi Europian nuk mund të shihet si një bankë që thjesh paguan para. Është më shumë se kaq, është një lidhje e vlerave të përbashkëta”.
Vuçiç: Ne nuk duam paratë tuaja dhe nuk kërkoj as edhe një euro të vetme nga Bashkimi Europian. Të gjithë ne , pra Ballkani Perëndimor, kemi nevojë për mbështetjen tuaj politike. Gjithashtu, ne kemi nevojë për ndihmë në çështjen e emigrantëve.
Nuk mund ta përballojmë vetëm. Përveç kësaj, Serbia ka bërë shumë më shumë se disa vende të tjera të bashkimit europian për azilkërkuesit.
Ne kemi regjistruar më shumë se 90 përqind të tyre, gjë e cila nuk ndodh në Itali, Greqi apo Gjermani.
Shefja për politikë të jashtme në bashkimin europian federika mogerini tha se po përballen me një klasë politike agresisve në rajonin perëdnimor të ballkanit, teksa këta të fundit, përfshirë rama dhe vucic, drejtojnë kërksa të përcaktuara nga nevojat e brendshme. Europa dukshëm eshte vënë përballë presioneve në rritje nga liderët e vendeve te rajonit, të cilët te pakten gjeografikisht, kërkojnë me shume dinjitet politik në Europë.