Samiti i PPE, Pollo: Më shumë shkop dhe më pak karrotë për autokratët

214
Sigal

Genc Pollo, ish-deputet, dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ishte i pranishëm në një panel me përfaqësues të PPE-së, ku është diskutuar mbi rrezikun e Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe kontinentit.

Pollo në rrjetet sociale shkruan se gjjithashtu ka diskutuar lidhur me situatën problematike në Shqipëri dhe Ballkan.

“Me miqtë e Partisë Popullore Europiane e më gjerë për rrezikun e Putinit ndaj Ukrainës e kontinentit.

Instrumentat e Zgjerimit të aplikuara nga Komisioni Europian duhet të rishikohen në dritën e raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Llogarive.

Më shumë shkop e më pak karrotë autokratëve që hanë milionat e Europës e pastaj shkojnë për dua atje ku nuk e duan Europën”, shkruan Pollo në rrjetin social.