Salianji: Basha po tenton të blejë kohë, duhet të ikë tani

218
Sigal

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka dalë kundër Lulzim Bashës pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e 6 marsit.

Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Salianji deklaron se Basha duhet ta shohë realitetin në sy dhe të largohet.

Postimi:

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët”,– shkruan Salianji.