Dyshohet se përndiqte 20-vjeçaren, arrestohet 34 vjeçari në Pogradec

219
Sigal

Një 34-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një vajzë 20-vjeçare.

Policia njofton se në pranga për rastin është vënë D. H., 34 vjeç, banues në Petrushë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.

———

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 34 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një 20-vjeçare.

———-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V. G., 65 vjeç.

———-

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Infinity”.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.