Sali Berisha: Ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme

514
Sigal

TIRANE – Nga salla e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të çohen për ta dërguar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e koalicionit PS-LSI. Në seancën e dytë plenare për këtë sesion të ri, deputeti demokrat hodhi një lumë akuzash ndaj mazhorancës, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve të shumicës, për lidhje me botën e krimit.
 
 “Bëj thirrje ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme për të shpëtuar vendin nga kthetrat e ministrave që vjedhin vendin me tenderat e motrave, grave vëllezërve të tyre, për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e mafier”, tha Berisha. 
 
Berisha përmendi një sërë rastesh të fundit për të cilat tha se e kanë çuar vendin në krizë të plotë.
 
Për arrestimin e Fullanit prokurori merr gjykatësin dhe i thotë “po nuk e mbajtë në burg do lash kokën”, kjo është porosia. Gjykatësit Gërxhalliu në Kukës miqësisht i majtë i thotë Rama t’i pres këmbët. (Berisha i drejtohet deputetes të PS Gjylameti): Mos qeshni zonjë, do vi më poshtë ku do qeshësh dhe më shumë. Dil këtu në krah tim e qesh po deshe se është nënë me fëmijë ajo, është shërbëtore e vendit ajo, që i thotë rama të pres këmbët.
 
Po gazetarit Arian Çani? Kush ja çoi vrasësin, ky ja çoi ky këtu, ushtarin e Shullazit.
 
Kush ja çoi kokën e dhisë gazetarit Telnis Skuqit, Konstantini i partisë ja çoi. 
 
Çfarë standardesh do i çoni ju Brukselit? Brukseli për Lizën thotë në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëtor, përdoret pushteti për të organizuar rrjet prostitucioni, e ke të deklaruar doni tjua sjell? Në mes të Brukselit në një nga sallat më të rëndësishme. Kur ju e nëpërkëmbini me Liza e stërliza. Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi nga kreu i saj tek ministrat”, tha Berisha.


Kuvendi diskuton sot projektligje të rëndësishme
Kuvendi i Shqiperisë mblidhet sot paradite ne seancen e dyte të sesionit te IV për këtë vit me një kalendar të ngjeshur, ku do të diskutohen një serë projektligjesh, si, “Për buxhetin e vitit 2014” të ndryshuar, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si dhe “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kuvendi do të çel seancën e sotme me miratimin i procesverbalit të seancës plenare, datë 19.01.2015, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020, duke vijuar me shprehjen e komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, shprehjen e komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, komisioni i Jashtëm etj.

Po ashtu, në seancën e sotme të Kuvendit do të diskutohet Akti normativ nr.2, datë 29.12.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014″të ndryshuar, Dekreti nr.8851,datë 19.12.2014, “Për kthimin e ligjit nr. 154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Dekreti nr.8894,datë 9.01.2015 “Për kthimin e ligjit nr. 177/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588,datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të Këshillit të Ministrave për katër anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për anëtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,

Në fund do te kete diskutime për çështje jashtë rendit të ditës prej 60 minutash.