Sali Berisha rimerr drejtimin e PD-së, niset drejt selisë të shpallë fitoren

165
Sigal

Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh.

Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori gati 99% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Ish-kryeministri pas përfundimit të numërimit është nisur drejt selisë blu. Simpatizantë të shumtë po presin mbërritjen e Berishës, i cili në një deklaratë për mediet pritet të shpallë fitoren.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyll në orën 20:00, dy orë më vonë nga orari i parashikuar për shkak të kërkesave të larat në degë.