Ndotje alarmante në Gjanicë, lumi merr ngjyrë të errët

154
Sigal

Një aromë ndotjeje nga hidrokarburet ka përfshirë qytetin e Fierit këtë pasdite.

Lumi Gjanica ka marrë ngjyrë të errët dhe ajri është shumë i ndotur.

Për shkak të temperaturave të larta në këta ditë, era mbytëse ndihet në të gjithë qytetin.

Mjediset pranë Gjanicës janë mbushur me ajër të rëndë, ndërsa denoncimet për aromën aspak të këndshme nuk janë marrë parasysh deri tani nga autoritetet.

Papastërtitë derdhen të gjitha në brigjet e bregdetit në Adriatik.