Sali Berisha për protestën e nesërme/ “Mobilizim i jashtëzakonshëm nga gjithë Shqipëria, Rama ia mbath nga frika”

487

“Mobilizim i jashtëzakonshëm nga gjithë Shqipëria për Cunamin e nesërm”. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha për protestën e nesërme të opozitës para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se frika që e ka kapluar e ka detyruar kryeministrin Edi Rama t’ia mbathë në drejtim të paditur.

“Mobilizim i jashtëzakonshëm nga gjithë Shqipëria për Cunamin e nesërm. Kakistokracia po dridhet, Edvin Kristaq Frika ia mbath në drejtim të paditur. Fitore!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Protesta e opozitës së bashkuar nis nesër në ora 18:30, ndërsa kjo është e katërta kombëtare që organizohet prej saj që prej 16 shkurtit të këtij viti.