Sali Berisha : Falimenton nga korrupsioni pa filluar sistemi i fiskalizimit Rama – Frangu

254
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-Kryeministri ynë, Sali Berisha, foli për sistemi e fiskalizimit të qeverisë Rama.

“Miq, ketu me poshte keni statusin tim te publikuar me 16 gusht te vitit 2019 per kete mega afere korruptive qe gjobiti rende mbare bizneset e vendit dhe pasuroi edhe me shume klanin e pangopur Rama.” – shprehet ai në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Falimenton nga korrupsioni pa filluar sistemi i fiskalizimit Rama -Frangu.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirembrama dr jam nje punonjes tatimor desha te ju njoftoj se sistemi i famshem i fiskalizimit te biznesit qe ju e dononcuat ne vitin 2019 si sitemi Rama-Frangu ka falimentuar plotesisht pa filluar nga puna.Si pasoj e mosfunksionimit te tij te plote 14 mij biznes te medha e te mesme nuk kane fiskalizuar as dhe nje fatur te vetme.Askush nuk pergjgjet per kete deshtim spektakular. Kontrata e bere kryekepute sipas urdhrave nga siper nuk percakton asnje pergjegjes per deshtimit.Ne menyre te habitshme ajo perjashton nga çdo lloj pergjgjesie kompanine prapate ciles qendron direkt klani Rama por edhe drejtorine e pergjithshme te tatimeve. Ndaj keti deshtimi te plote me pasoja te renda per te ardhurat mbahet heshtje e plote. Kompania pretendon se ajo me prova e ka dorzuar ne rregull sistemin. Ju lutem bejeni publike.”

Miq, ketu me poshte keni statusin tim te publikuar me 16 gusht te vitit 2019 per kete mega afere korruptive qe gjobiti rende mbare bizneset e vendit dhe pasuroi edhe me shume klanin e pangopur Rama.
Ndeshkim i rende i bizneseve te vendit per interesa te familjes se Edvin Mafise! 16 gusht 2019 13:30
2100 euro gjoba e re per biznesin nga Ligji i fiskalizmit apo ligji Rama-Frangu

Te dashur miq,ligji i ri i fiskalizimit apo ligji Rama-Frangu sipas ekspertit dixhital te tatimeve do te ju kushtoje bizneseve fiks 240,000 leke te reja apo me shume se 2100 euro per instalimin e tij dhe 46,000 leke mirembajtje çdo muaj.
Ky eshte nje krim i rende qe sipas mediave kaloi neper nje proces mafioz “te larjes se procedures te prokurimit” qe implikon keshilltar te Edvinit, ortak te Olsit, kunat te familjes etj etj.!

Lexoni ketu mesazhin e ekspertit tatimor dixhital! sb

Pershendetje Zoti Berisha,
Ne vijim po ju dergoj nje analize te thjeshte te kostove shtese qe mund te hase biznesi nga implementimi i ligjit te ri.
Se pari kasat fiskale. Sipas zv. ministrit Luci, kasat vetem do te perditesohen. Mirepo cdo biznesmen i cili operon ne treg e din qe kasat tona fiskale kane memorje te kufizuar me nje kolaudim deri ne 2 ose 4 vjet. Zbrazja e kesaj memorje dhe riprogramimi i kases aktuale kushton diku tek 60,000 Leke te reja (sipas shitesit te autorizuar), ndersa blerja e nje kase te re me hapsiren e nevojshme per te implementuar programin e ri eshte diku tek 50,000 Leke.

Printerat fiskale (komponent i ri ne kete ligj), nuk kemi te dhena nga tregu yne. Megjithate,te dhenat tregojne se kostot e printerave fiskale variojne nga 200 deri ne 400 Euro. Le te themi nje printer fiskal do te kushtoje mesatarisht 35,000 Leke.
Kompjuteri qe te operoje ne menyre te rregullt ne biznes duhet i nje cilesie te mire. Ato kane nje cmim mesatar rreth 40,000 me te gjitha komponentet.

Zgjidhja softuerike kushton diku tek 50,000 – 60,000 Leke, por ka dhe mirembajtje vjetore 10,000 Leke. Gjithashtu shume biznese nuk jane ne gjendje te operojne vete keto sisteme per shkak te kompleksitetit qe ato kane, dhe duhet te punesojne individe shtese, ku paga e tyre minimale eshte 40,000 Leke ne muaj.

Sistemi online do te operoje me nje sistem “cloud” i cili kerkon shpejtesi te larte interneti (me upload te larte), keshtu minimumi i shpenzimeve per internet do te ishte 2,000 Leke ne muaj.

Se fundmi detyrimi per te derdhur parate e arkes ne banke cdo dite. Komisionet bankare, kane nje minimum prej 100 Leke per veprim bankar (Megjithate mund te jete dhe me i larte per bizneset ne varesi te bankes), cdo dite te muajit kjo perkthehet minimalisht ne 3,000 Leke konsto mujore vetem per komisione bankare. Gjithashtu kjo kerkon persona te dedikuar per te pritur rradhat e bankes per biznesin, biznese me 1 person te vetepunesuar, qofte dhe me 2 do te kene shume veshtiresi ne kete pjese.

Pra mund te themi se kostot fillestare ne muajin e pare te implementimit jane rreth 240,000 Leke te reja (duke u treguar optimist). Si dhe rreth 46,000 Leke do te jene shtese cdo muaj. Mund te kete gjithashtu kosto te tjera te fshehura.

Ju lutem bejeni publike kete gjobe te rende dhe te motivuar kryesisht nga deshira te shfrenuara te pasurimit familjare te Rames!
Ju falenderoj per kohen tuaj.

Gjithe te mirat!