Manastirliu flet për vaksinat: Edhe vendet e BE po i kthejnë sytë nga Rusia

189
Sigal

Në Kuvend u miratua ditën e sotme Akti Normativ që i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj që të negociojë krahas Ministrisë së Shëndetësisë për gjetjen e vaksinave kundër koronavirusit, të certifikuara nga vendet prodhuese.

Duke folur nga Kuvendi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se me miratimin e këtij akti normativ, jepet leja që të vijojnë negociatat me shtete prodhuese dhe distributorë të vaksinave në mënyrë që të vijojë, procesi që ajo e cilësoi jetik, i vaksinimit.

“Akti normativ që miratojmë sot, është dhënia e lejes për të vijuar negociatat me ato vende prodhuese dhe me distributorë, që të kemi mundësi të vijojmë këtë proces jetik të vaksinimit në të gjithë vendin. Numri i shteteve të BE që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë është rritur ndjeshëm. Gjermania dhe Italia, po kthejnë sytë ndaj vaksinave ruse, për shkak të ngërçit aktual, ne po bëjmë të pamundurën për të siguruar vaksina të sigurta..”