Sa kushton një deputet? Nga paga deri te dietat

353
Sigal

Ligjëvënësit tani janë me pushime, për tu rikthyer në shtator. Por sa i kushton shqiptarëve mbajtja e një deputeti me rrogë? Paga mujore neto për një të zgjedhur është 116,539 lekë, por përfitimet mujore të tij janë shumë më shumë.

Pagës i shtohen të ardhurat që një deputeti i jepen për karburantin, përdorimin e telefonit, dietat dhe qiraja për ata që nuk kanë shtëpi në Tiranë.

Edhe pjesëmarrja në Komisionet Parlamentare paguhet. Në total përfitimet mujore për një deputet shkojnë deri në 323 mijë lekë ose rreth 2 mijë e 700 euro.

Shpenzimet për një deputet:

Paga mujore neto: 116,539.

Karburant: 30 deri 40 mijë lekë.

Telefon: 17 deri 20 mijë lekë.

Dieta: 27 deri 75 mijë lekë.

Pjesëmarrja në komisione: deri në 25 mijë lekë.

Qira: 35 deri në 70 mijë lekë.

Totali i përfitimeve mujore neto: deri në 323 mijë lekë.

Total i përfitimeve të një deputeti në vit: 3 milionë e 876 mijë lekë.