Rrokaj, takime me banorë të Orikumit, Radhimës e Dukatit

243
Numri një i listës së kandidatëve për deputet në Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj vazhdon fushatën elektorale. Gjatë ditës së djeshme, Rrokaj shoqëruar dhe nga kryetarja e LRI-së Vlorë, zhvilluan takime me banorë të zonave të ndryshme. Në çdo fjalë të tyre para banorëve shpaloset programi i partisë që ata përfaqësojnë. Shezai Rrokaj së bashku me Enadën, kryetaren e LRI-së në Vlorë, me kandidatët për deputetë të LSI-së dhe të rinj të Orikumit kanë realizuar takime me banorë të Orikumit, Radhimës, Tragjasit dhe Dukatit. Ata kanë biseduar me ta për problematikat dhe zgjidhjet e mundshme, si dhe morën mbështetjen e tyre për LSI-në. “LSI është një shans për ta, një shans për të gjithë”, shkruan Rrokaj në facebook.