Presidenti Ilir Meta: Dosjet e Shijakut dhe Durrësit mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE

225
Sigal

Dosjet e Shijakut dhe Durrësit mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE. Shqiptarët janë një popull shqiponjash, ndaj është urgjente ç’kapja e Shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe pushtetit gjyqësor nga oligarkët. Jam kundër çdo politikani që përdor kokainë dhe që bëhet garant para mafies ndërkombëtare për të pastruar para.

Presidenti Ilir Meta i kthen përgjigje kryeministrit  Rama: Unë kokainën nuk e pi

 

Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e thumboi dje,teksa prezantonte kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Ky i fundit e paraqiti Kreun e Shtetit me një gotë uji në dorë, duke thënë se gulçon kundër reformës në drejtësi. Presidenti Meta tha dje nga Fieri se nuk e pi kokainën. “Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’do isha i shqetësuar, se unë kokainën nuk e pi.” – tha Presidenti Meta dhe shtoi se shitblerja e votës dhe dosjes e Shijakut e Dibrës kanë penguar integrimin e vendit në BE. Kreu i Shtetit Meta u  bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht e të votojnë më 25 prill për t’i dhënë fund krizës së thellë ku ndodhet vendi. Presidenti Meta: Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Presidenti ka vetëm një votë dhe vota e tij duhet të jetë e barabartë me votën e çdo qytetari në çdo cep të Shqipërisë.  Me rëndësi pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 25 prillit. Është me rëndësi pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve shqiptarë më 25 prill. Kur flas për referendum më 25 prill e them sepse është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë. E gjithë Evropa pret mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të vendosur hapjen e negociatave. Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Ashtu si edhe mos hetimi i krimeve elektorale. . Presidenti Meta tha se vota e qytetarit, është fuqia e vërtetë e demokracisë. “Jam i bindur se këtë fuqi do ta tregojnë më 25 prill”-deklaroi Presidenti. “Kam qenë gjithmonë në anën e Kushtetutës, të interesit publik dhe kombëtar. Presidenti ka qenë gjithmonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka theksuar prej kohësh që në themelet e krizës qëndron kriza e legjitimitetit të institucioneve.

Shqiptarët leksion atyre që na quajnë sorra

Kam qenë jam dhe do të jem mbrojtës i Kushtetutës. Kam qenë mbrojtës i Kushtetutës dhe kur kam qenë në qeveri dhe kur kam qenë në opozitë. Populli të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe të japë një mesazh duke zgjedhur kandidatët në këto lista. Nuk kam asnjë peng me bindje se i kam shërbyer Shqipërisë dhe do ti shërbej deri në fund. Populli shqiptar do t’u japë një leksion më 25 prill të gjithë atyre që na konsiderojnë një popull sorrash!

E keni fryrë aq shumë xhepin, sa mendoni se ua nxë Vlorën

Nuk dëshiroj që të shmangem nga thelbi i problemit, të gjithë e dinë se presidenti është iniciator i festimeve të 100 vjetorit të luftës së Vlorës, u bënë bashkëpunime edhe me qeverinë, edhe me përfaqësues të pushtetit lokal.  Ajo që dua tiu them është  se shqetësimi i vërtetë nuk është as dekorimi i Vojo Kushit dhe as i Selam Musait, por dekorimi i Avni Rustemit. Në bashkepunim me Parlamentin e ardhshëm do kërkoj një dekorate të re për të vlerësuar çdo shqiptar të ndershëm, i cili ndëshkon tradhëtinë e lartë ndaj Atdheut. Ishte detyra ime që të thyej tabutë se kishte 30 vite që kjo figurë ishte lënë mënjanë për shkak të bindjes politike. Kalojmë te çështja e vizitave të mija në Vlorë, unë Vlorën e kam në zemër si çdo shqiptar i ndershë, zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në zhepat e tyre. Nuk kam shkuar unë në Selenicë po ka ardhur Selenica në Presicencë, dhe unë nuk kam ikur fshehurazi në Selenicë por kam ikur në mes të ditës. Presidenti është gati që të shkojë në çdo moment, edhe me zotërinjtë, që të takohemi me popullin e Vlorës dhe jo me drejtorat e Hipotekës. Banorët e atyre zonave më kanë kërkuar jo vetëm mua, por edhe avokatin e Popullit, raportin e të cilit e pres që të shkoj sërish te banorët. Çdo projekt publik duhet të konsultohet me banorët. Kur të ketë dëshirë të vijë dhe Damiani, të marrë edhe gurunë me vete, që të takojmë banorët, Presidenti shkoi aty se e kërkoi populli. Presidenti lëviz gjithmonë në mes të popullit si president i popullit, jo si president i Bllokut me sirena dhe 400 makina. Kush ka frikë nga populli ka protokollet e veta. Po të dëshiroj Taulanti të më ftojë edhe në Librazhd, ata të mos merren me këto gjëra por të blejnë paisje për pandeminë, nuk vazhdohet me këtë mënyrë, duhet seriozitet.

Kemi të bëjmë me një person me probleme të mëdha mendore

Presidenti Ilir Meta, nga Fieri, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një person me probleme të shëndetit mendor. Para gazetarëve, ai është shprehur se është absurde kur dëgjon nga kryeministri se do e shikojmë në atë post deri në 2030 dhe se vetëm një person me probleme mund ta mendojë një gjë të tillë.

Dialogu

Pyetje: Keni pretenduar se jeni mbrojtës i Kushtetuës?

Meta: Nuk kam pretenduar. Kam qenë, jam dhe do të jem.

– Keni ndonjë peng?

– Nuk kam asnjë peng sepse çdo vendim e kam marrë me bindjen se i kam shërbyer Shqipërisë. E kam ndarë fatin tim me Shqipërinë.

– Sulmet e Ramës..

-Ç’mund të presim ne nga një njeri që thotë “këtu më keni deri më 2030”?! E qartë që kemi të bëjmë me një person me probleme të mëdha mendore. Ka probleme të mëdha dhe nevojë për kontrolle shëndetësore.