Reshjet e borës shkaktojnë probleme në rrugën nacionale Klos-Bulqizë. Përplasen katër automjete

246
Sigal

Reshjet e dëborës të rëna orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Klos –Bulqizë.

Ndonëse sasia e borës e rënë një ditë më parë në këtë aks nuk ishte shumë e madhe, prania e ngricave gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme ka krijuar probleme.

Raportohet se në afërsi të vendit të quajtur “Qafë Dushk” katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të ngricës në asfalt.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.