Rritja e pagave me 10% , Berisha: Është thjesht mashtrim elektoral!

430

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaruan
sot se nga marsi i vitit 2017 do të ketë rritje të pagave për punonjësit e
administratës, por që më të privilegjuar do të jenë mësuesit, pagat e të cilëve
do të rriten me 10 %. Ndaj deklaratës së tyre ka reaguar ish kryeministri Sali
Berisha i cili e quan të gjithë skemën një mashtrim elektoral.

 

“Rritja
e pagave, pas ndëshkimit tre vjeçar me uljen e tyre në tre vjet 12% për shkak
të inflacionit, dhe heqjes së shpërblimit ne fund vitit, është thjesht mashtrim
elektoral!

Të dashur miq, sot Edi Rama hodhi në treg mashtrimin e
radhës, atë të rritje së pagave me 10% pasi i ngriu pagat për tre vite me
rradhe dhe jo vetëm kaq, por dhe hoqi shpërblimin në fund të vitit prej një
pagë për rrogat e ulta dhe 100 mijë lekë për të tjerat.

Për çdo njeri qs di çfarë
është inflacioni, pra rritja e pandalshme e çmimeve në tërësi dhe atyre të
konsumit të përditshem në veçanti, e ka të qartë se me rritjen prej 10% pas tre
vitesh pagat e vitit 2016 mbeten përsëri 2% më të ulta se sa pagat e vitit 2013
për të gjithë punonjësit e administrates përvec ministrave e sipër, pagat e të
cilëve janë rritur me 60%. Shtoj këtu se para vitit 2013, periudhe në të cilën
pagat e mësuesve u rriten me 120-130%, të infermiereve dhe mjekeve me 150 dhe
160%, inflacioni vjetor neutralizohej tërësisht vetem me shpërblimin e fund
vitit!”-shkruan Berisha duke theksuar se rritja e pagave është një mashtrim
elektoral.

Sigal