“Rrëzimi i kërkesave të PD-së dhe LSI-së”, Ledio Braho, anëtar i KAS: Kërkesat kanë qenë brenda afatit, jemi në pritje të marrjes së provave

286
Sigal

Anëtari i KAS, Ledio Braho u shpreh  dje se, kërkesat e LSI-së dhe PD-së u rrëzuan me shumicë votash, por, sipas tij, marrja e provave do të ishte në shërbim të këtyre subjekteve për të vërtetuar pretendimet e tyre. Sipas Brahos, kërkesat janë depozituar brenda afatit që parashikon ligji, pra brenda 5 ditëve pas zgjedhjeve dhe për këtë, atyre duhet t’u vihen në dispozicion këto prova. Ledio Braho: “Në bazë të nenit 137, KAS ka të drejtë të kërkojë provat për procesin. Ne sot  (dje) i rrëzuam kërkesat e LSI-së dhe PD-së me shumicë votash. Për ne që ishim pro marrjes së provave do të ishin në shërbim të këtyre subjekteve, në bazë të parashikimeve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor në lidhje me elementët që ngrinin këto dy parti politike. Po ashtu me ndryshimet e fundit, Kodi Zgjedhor në lidhje me çfarë janë prova që janë në administrim të KQZ-së, mund t’i kërkojë tek një ose dy anëtarë të KAS-it, dhe ne e shfrytëzuam këtë për të kërkuar dy prova. Njëra kishte të bënte me pretendimet e LSI-së për persona që ishin futur në territorin e Republikës së Shqipërisë pas urdhrit për karantinimin dhe ishin komisionerë për PS-në në ditën e zgjedhjeve.

Si dhe prova që u kërkua nga PD-ja, që ka të bëjë me identifikimin biometrik, pasi mund t’i shërbejë procesit për kryqëzimin e këtyre të dhënave. Në pritje të këtyre dy provave, ne pezulluam seancën deri në momentin që do të na vihen në dispozicion këto prova. Në dijeninë time, të gjitha kërkesat kanë qenë brenda afatit dhe janë plot 10 kërkesa për 10 qarqe dhe do të fillojë me qarkun e Gjirokastrës dhe do të vijojnë ditën e enjte me qarkun e Beratit. Kërkesa e fundit ka ardhur nga kandidati i pavarur i qarkut të Shkodrës, por edhe ajo ishte brenda afatit. Kërkesat janë dërguar brenda afatit ligjor prej 5 ditësh. Kjo do të shihet në varësi të numrit të votave, që lëviz për mandatet mëse do të arrihet pavlefshmëria dhe kodi është i qartë se kur është përsëritja e zgjedhjeve. Procesi varet nga kërkesat e palëve, varet nga provat. Janë dy qarqet që kërkojnë rinumërim votash, janë qarku i Durrësit dhe Beratit të cilat do të marrin shumë kohë, për shkak se duhet të hapen disa kuti dhe të shihen votat, dhe këto janë procese që mund të zgjasin. Ajo që zgjat afatet është marrja e provave. Nuk besoj se do të zgjasë shumë. Në bazë të nenit 132 të Kodit Zgjedhor, në momentin kur ankimohet tabela e rezultatit e miratuar nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve dhe ankimohet  një qark nga disa subjekte, kemi detyrimin e bashkimit të tyre në një të vetme, përsa i përket vendimarrjes.