Juventusi i ofron PSG-së yllin e skuadrës

204
Sigal

Te Juventusi do të jetë një verë ndryshimesh të mëdha, nëse konfirmohet jashtë Championsi dhe pa dyshim që pritet të sakrifikohen edhe yje.

Gjithsesi, duke pritur se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, “France Football” thekson se Juventusi ia ka ofruar PSG-së kartonin e Paulo Dybalës.

Argjentinasi u ka pëlqyer gjithmonë kampionëve transalpinë, por për Dybala do të jetë një opsion vetëm nëse largohet Mbappe.