Rrëzimi i avionit në Kelmend/ Depueti i PD-së: Përkon me periudhën e korrjes së kanabisit! Është e qartë që ishte për…

252
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, foli në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ku u ndal dhe tek rrëzimi i avionit në zonën e Kelmendit dy ditë më parë.

Salianji u shpreh se koha kur avionë të këtij modeli janë rrëzuar në Shqipëri përkon me periudhën e korrjes së dytë të kanabisit.

Deputeti thekson se dyshimet e arsyeshme janë që avioni të transportonte drogë, ndërkohë që sipas tij Policia e Shtetit ka dalë vetëm me një deklaratë qesharake duke perifrazuar përmasat e avionit dhe duke mos dhënë intinerarin e tij, kush ishte piloti, apo çfarë transportohej në të.

“Vrasja e efektivit në Lezhë tregon papërgjegjshmërinë si i zhvillon policia aksionet. Kemi ngjarje të rënda vetëm brenda 24-orëve. Ditën e hënë në dark ndodhi vrasja e dy personave në Elbasan, prapë pa autor, prapë makinë e djegur, prapë me të njëjtin stil mafioz. Ndodhi rënia e një avioni, pra nuk ndodhin as në vendet e Amerikës Latine. Policia doli vetëm me një deklaratë, ku bënte njoftimin se kishte bërë matjen e avionit. Është për të qeshur dhe për të qarë, policia tha vetëm se avioni i ka krahët vetëm 10 metra dhe se mbante 60 kilogramë. Nuk u tha asgjë as nga vinte as ku do të shkonte dhe as çfarë kishte brenda.

Dyshimet janë të qarta i kemi ngritur në Komisionin e Sigurisë dhe nuk morrëm asnjë përgjigje nga ministri.

Është avioni i tretë apo i katërt që rrëzohehet dhe vjen në një periudhën e cila përkon me periudhën e dytë të korrjes së kanabisit.

Janë avionë të vegjël që fluturojnë jo në hapësirën që kontrollohet nga NATO, janë në pjesën që duhet të kontrollohet territori nga shteti shqiptar. Janë avionë me leje, këtu janë fikur radarët për u trafikuar tonelata me drogë përmes gomoneve. E njëjta gjë dhe me avionët, të cilët kanë leje speciale apo paguajnë drejtuesit e lartë të policisë apo qeverisë për të trafikuar drogë.

Është e qartë që ata janë për veprimtari kriminale pasi nuk kanë as leje, as stemë, as flamur, nuk janë as të regjistruar dhe nuk dihet as ku ka qenë as ku do të vinte. Nuk besoj se ka njeri në këtë republikë që që nuk e kupton që ai po kryente veprimtari kriminale.

Fakti që kanë ikur në mënyrë të menjëhershme tregon bashkëpunimin e rrjetit kriminal i shtrirë në të gjithë territorin” tha Salianji.