Ballina Politikë “Ne moj Zonjë nuk të lëshojmë, gjakun lumë do ta çojmë”. Meta...

“Ne moj Zonjë nuk të lëshojmë, gjakun lumë do ta çojmë”. Meta i kthehet historisë: 100 vite më parë mallakastriotët…

266
Sigal

I ndodhur në Pocem të Mallakastrës, në një nga vendet me kontribut të madh për Shqipërisë, Presidenti Meta iu kthye ngjarjeve historike. Ai tha se 100 vite më parë burrat e Mallakastrës bënë Besëlidhjen e dytë në Poçem, atë për çlirimin e Vlorës, duke çuar deri në fund amanetin e Ismail Qemalit dhe patriotit të ndritur Ismail Klosit e të gjithë mallakastriotëve të tjerë, të cilët dhanë një kontribut historik për shpalljen e Pavarësisë në 28 nëntor 1912.

STATUSI I PLOTË

100 vite më parë burrat e Mallakastrës bënë Besëlidhjen e dytë në Poçem, atë për çlirimin e Vlorës.
Ata u nisen drejt Vlorës duke kënduar: “Ne moj Zonjë nuk të lëshojmë, gjakun lumë do ta çojmë”.
Dhe vërtet gjaku i mallakastriotëve shkoi lumë, bashkë me gjakun e vlonjatëve, tepelenasve, myzeqarëve, lebërve dhe të gjithë shqiptarëve, duke hedhur në det një Mbretëri 40 milionë.
Kështu shqiptarët çuan deri në fund amanetin e Ismail Qemalit dhe patriotit të ndritur Ismail Klosit e të gjithë mallakastriotëve të tjerë të cilët dhanë një kontribut historik për shpalljen e Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë si edhe bënë çdo sakrificë për mbrojtjen e Atdheut.