Pas pezullimit të mësimit, rregulla të rrepta për studentët që mblidhen në kafene

423
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin e Ministrave për situatën e kronavorusit në vend. Kreu i qeverisë deklaroi se vendi është praktikisht në luftë me virusin dhe do merren të gjitha masat për të fituar këtë betejë.

Ne nuk mbyllem shkollat që rinia të mblidhet nëpër kafene! Do vendosim rregulla të rrepta për grumbullimet”,- tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama bëri apel për kufizimin e lëvizjeve dhe ndërgjegjësimin për më shumë higjienë. “Kjo është një kohë luftë, të cilën bota dhe ne do ta fitojmë por ama të gjithë së bashku të bëjmë çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund të shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin, por shëndetit tonë. Luftë me armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë. Mund të jesh malësor e lab dhe të kesh shumë për tu krenuar në historitë në male a bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen e as ku je, por Godet“,- tha kryeministri Rama.