Rotacioni politik / Burime jozyrtare thonë se më 26 prill 2021, Ilir Meta do të marrë postin e kryeministrit dhe ministër i Brendshëm

378
Sigal

Presidenti Meta i gatshëm të lërë Presidencën me 26 prill

Nga burime jozyrtare mësohet se në datë 26 prill 2021, Ilir Meta do lerë Presidencën për të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi. Kjo natyrisht në varësi të rezultatit të zgjedhjeve sipas “Ora News”. Presidenti Ilir Meta ka qenë edhe zv.kryeministër dhe kryeministër i Shqipërisë në qeverisjen e Partisë Socialiste në vitet 2000, ku u shqua për luftën kundër krimit dhe vendosjen e rendit publik, në ndërtimin e shumë akseve kombëtare të rrugëve, sikurse u hapën rruga Tiranë –Durrës, Rruga e Korçës, e Lushnjës, etj.  Sipas burimeve, Presidenti Meta është zotuar se, brenda 48 orëve nga marrja e detyrës, Shqipëria do të jetë vend i sigurt, pasi grupet kriminale dhe ata politikanë të lidhur me krimin e organizuar do arrestohen brenda natës së parë si ministër. Ndërkohë, postin e Presidentit mund ta marrë z. Rexhep Mejdani, Dr. Sali Berisha ose Lulzim Basha. Ilir Meta nuk do të mbajë asnjë teser partie.